“12 mijë euro dhe jua sjell djalin në Shqipëri”, Apeli lë në burg avokatin Lavdosh Shehu

08/11/2021 10:59

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj avokatit Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë për akuzën e ushtrimit të ndikimit ndaj funksionarëve publikë

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai kërkoi lirinë dhe ndryshimin e masës nga arrest me burg në garanci pasurore.

Sipas mbrojtësit, avokati Lavdosh Shehu nuk ka konsumuar vepër penale pasi ai ka proceduar komform të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni i dënuar me 30 vite burg për vrasje

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni, duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Dyshohet se Shehu u ka premtuar dhe siguruar familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Top Channel