E hënë, 15 Shkurt 2021
10:32
Arrestohet 51-vjeçari/ Humbi kontrollin e ambulancës në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë e moshuara 

Një 70-vjeçare ka humbur jetën teksa po transportohej nga Saranda drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

10:30
Balluku pas mesnate në aksin Qafë Thanë-Pogradec: Akset të hapura dhe pa problematika

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë inspektuar në mesnatë punën që po kryhet për mirëmbajtjen e aksit rrugor Qafë Thanë-Pogradec. Aks i cili u përfshi nga një stuhi dëbore, duke bërë dhe të vështirë kalimin.

10:27
I infektuar nga COVID-19, ndërron jetë kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës

Kreu i Këshillit të Bashkisë së Kavajës, Ramazan Cara është ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e koronavirusit.

10:26
Rudina Hajdari: Mjaftoi një ditë borë që vendi të futej në kolaps! 30 vite politikanët bëjnë gosti me taksat e shqiptarëve!

Kjo e hënë nis me një seancë plenare. Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj jashtë Kuvendit ka folur me tone të ashpra e me akuza të forta ndaj maxhorancës.

10:24
Triumfi i Lëvizjes Vetëvendosje/ Zhgënjimi prej pushtetit dhe shpresa e ndryshimit

Ngadhënjimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, ishte praktikisht kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar.

10:17
Lezhë/ Prezenca e akullit sjell probleme për qytetarët, disa zona edhe pa energji elektrike

Në qarkun e Lezhës situata e motit është drejt përmirësimit.

10:13
Tiranë/ Arrestohen tetë persona. Dy prej tyre ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj partnereve

Tetë persona janë arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre i përket moshës 24-vjeçare dhe ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

10:07
Shkodër/ Fillon të tërhiqet uji nga zonat e përmbytura, Bashkia vijon të kërkojë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

SHKODËR- Në qytetin e verior të Shkodrës, situata me përmbytjet po shkon drejt përmirësimit. Raportohet se uji ka filluar të tërhiqet nga zonat që janë përmbytur.

10:05
Fotografi shqiptar në Australi rrëfen si realizoi fotografinë me stuhi e vetëtima: Është bërë me 16 shkrepje brenda 4 minutave

Ari Rex është një fotograf shqiptar që jeton në Kamberra të Australisë. Ai ka arritur të fitojë çmimin e parë në kategorinë “Profesional astro-photography” në IPA Photo Awards.

10:05
Greqia në emergjencë nga moti, stuhia “Medea” bllokon edhe autostradat nga akulli

Temperatura te ultë mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Greqisë, ndërsa vala e motit te keq me emrin simbolik “Medea”, e shoqëruar me reshje bore dhe erëra te fuqishme ka dy dite qe po shkakton probleme te mëdha.

09:59
“Ngrin” Elbasani/ Ngrica të forta në të gjithë qarkun, ja akset ku kalohet me zinxhirë

Reshjet e shumta të dëborës kanë bërë që e gjithë Shqipëria të jetë nën pushtetin e petkut të bardhë, dhe që vendi të ndodhet në një situatë kritike.

09:53
Foto/ Moska goditet nga stuhia e madhe e dëborës

Moska e ka parë veten e mbuluar nga 60 cm borë ditën e sotme, gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha në transport dhe ka shtyrë fluturimet, ndërkohë që qytetarët e kanë pasur pothuajse të pamundur të lëvizin në këmbë.

09:49
Moti i acartë në SHBA, amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ulëta

Moti i acartë në SHBA, amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ulëta

09:47
Tiranë/ I kapet kallashnikov, kanabis dhe lëndë plasëse, pranga të riut nga Shijaku

Një 25-vjeçar nga Shijaku ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit të policisë në një ambient në pronësi të tij, ku zbuluan armë zjarri, lënde plasëse, kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundraligjshme.

09:40
Italiani kapet me 2 kg marijuanë në makinë, në portin e Durrësit, e kishte fshehur në…

Janë sekuestruar rreth 2 kg lëndë narkotike marijuanë në Durrës, ndërsa është arrestuar italiani me iniciale G. A.

09:35
Bulqizë/ Akulli dhe dëbora bllokojnë rrugët në disa zona

Bulqizë-  Situata në disa fshatra rrugët janë të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë orëve të fundit. Dëbora është shoqëruar me ngrica të mëdha duke sjellë vështirësi për jetën e banorëve në fshatrat e Bulqizës por edhe në qytet.

09:32
G7 do të diskutojë për shpërndarjen e barabartë të vaksinave

Më 19 shkurt udhëheqësit e G7-ës do të takohen për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

09:30
Filmi “The Van” bëhet pjesë e listës së çmimeve Oscar/ Regjisori: Ka momente që mendja fluturon, por jam me këmbë në tokë

Filmi me metrazh të shkurtër “The Van” ka arritur sukses të madh dhe ka pritshmëri të mëdha se mund të fitojë çmim “Oscar”.

09:30
Rama poston fotot/ Ekipet e shëndetësisë në shërbim 24/7 në pavijone dhe në çdo shtëpi pavarësisht motit tejet të keq

TIRANË – Ekipet e shëndetësisë vijojnë të jenë në terren pavarësisht kushteve të pazakonta të motit që kanë përfshirë vendin tonë prej dy ditësh.

09:26
Moti i keq/ Aksi Qafë Thanë-Doganë vijon ende të jetë problematik

Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës kanë pushuar dhe moti është i kthjellët, ndërkohë temperatura është – 9 gradë dhe vendi është përfshirë nga ngrica.

09:22
Kishte përshtatur berberhanen për lojëra fati online, arrestohet 41-vjeçari në Berat

Policia ka vënë në pranga pronarin e një berberhaneje, i cili kishte kthyer biznesin në një ambient ku luheshin lojëra fati online.

09:20
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 99% e vendvotimeve, kryeson Vetëvendosje!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.

09:13
Rikthehen lundrimet në Adriatik mes Durrësit e Barit

Rikthehen lundrimet në Adriatik mes Durrësit e Barit. Mëngjesin e sotëm ka nisur lundrimi në të dy krahët e lëvizjes nga tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Rreth orës 06.00 të së hënës dy tragete janë nisur drejt Barit, ndërsa një i tretë është nisur nga Bari për në Durrës në të njëjtën orë.

09:03
Ngrica dhe dëborë/ ARRSH: Ja akset problematike… rruga Qafë Thanë-Doganë e bllokuar!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka dhënë informacion lidhur me qarkullimin në akset kryesore të vendit pas reshjeve të dendura të dëborës dhe prezencës së madhe të akullit.

08:56
‘Ngrin’ Elbasani/ Rrugët nën ‘pushtetin’ e akullit! Vështirësi në qarkullim dhe në lëvizjen e qytetarëve

ELBASAN- Një pjesë e madhe e rrugëve në qytetin e Elbasanit janë nën pushtetin e akullit. Siç shihet nga pamjet e siguruar nga Top Channel, akulli është shtrirë në trotuar dhe në rrugë duke bërë që qarkullimi i automjeteve të vështirësohet.

08:46
Lista Serbe: I kemi fituar të dhjetë mandatet e rezervuara

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, partia e tij ka shënuar fitore bindëse.

08:44
Kurti: Nuk do të hakmerremi ndaj askujt

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, shpalli fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke e quajtur këtë proces “referendum”.

08:42
“Trump vazhdon të mbajë nën kontroll republikanët”

Donald Trump u shpall i pafajshëm ndaj akuzave për nxitjen e dhunës. Por vetë procedura e fajësimit të tij e nisur nga demokratët ishte në rregull. Republikanët janë ende larg çlirimit nga Trumpi.

08:39
Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë për shkak të koronavirusit

Në fundjavë Bavaria mbylli kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri. Ministri i Brendshëm Seehofer synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutantëve të COVID-19.

08:36
Sot pritet të vijnë në Shqipëri 7000 doza të tjera të vaksinës Pfizer

TIRANË – Ditën e sotme në Shqipëri pritet të vijnë rreth 7 mijë doza të tjera të vaksinës anticovid, të premtuara sipas kontratës me kompaninë Pfizer.

08:25
1 mijë e 544 të vdekur që nga nisja e pandemisë COVID-19 në Kosovë

Nga 13 marsi në Kosovë 64 mijë e 341 qytetarë janë infektuar me virusin korona. Nga ky virus u shëruan 55 mijë e 761 të tjerë.

08:22
Tiranë/ Përfshihet nga flakët një garazh, shkrumbohen dy makina

Tiranë –  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Azem Galica” në Paskuqan, ku dy makina janë shkrumbuar nga flakët.

08:16
Kosovë/ KQZ numëron mbi 97% të votave!

Mbi 97 përqind të votave ka arritur që t’i numërojë Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

08:06
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë/ Fitore e thellë e Vetëvendosjes

Kur janë numëruar rreth 90 për qind e votave të hedhura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të se dielës.

07:56
Parashikimi i motit/ Java nis e acartë, temperatura deri në -17 gradë Celsius

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë.

00:09
Lëvizja Vetëvendosje nis festën edhe në Mitrovicë

Simpatizantë të Vetëvendosjes kanë nisur festën edhe në qytetin e Mitrovicës.

E diel, 14 Shkurt 2021
23:59
Shpallin fitoren! Albin Kurti: Referendum, nuk do jem hakmarrës ndaj askujt. Vjosa Osmani: Nder të punojmë me kryeministër Kurtin

Megjithëse ende nuk është shpallur zyrtarisht rezultati i votimeve, Vjosa osmani dhe Albin Kurti në një dalje të përbashkët për media shpallen fitoren.

23:48
Hoti: Marr përgjegjësinë e plotë për rezultatin zgjedhor të LDK-së

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët të LDK-së në këto zgjedhje.

23:37
Kosovë/ KQZ nuk del sonte me rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i paraqesë rezultatet preliminare sonte, por ka kërkuar t’iu referohen vetëm ueb-faqes së KQZ-së, lidhur me rezultatet pas zgjedhjeve të sotme.

23:36
Greqi/ Moti i keq shkakton probleme. Mbi 160 kamionë të bllokuar në kufirin greko-bullgar, shumë shkolla të mbyllura dhe fshatra pa drita

Temperatura të ulëta mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Greqisë, ndërsa vala e motit të keq me emrin simbolik “Medea” e shoqëruar me reshje bore dhe erëra të fuqishme ka dy ditë që po shkakton probleme të mëdha.

23:29
Hoxhaj: Rezultati mesazh i qartë për PDK-në, nuk hyjmë në koalicion me LVV-në

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka vlerësuar procesin zgjedhor të 14 shkurtit.

23:22
Reagon Isa Mustafa: LDK pranon rezultatin e zgjedhjeve, pas analizës do të bëhen ndryshime në parti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

23:06
“Kë të marr e kë të lë!”/ Djemtë përballë dy vajzave të reja, zgjodhën vetëm një

Sara dhe Aristela ishin dy vajzat që ju bashkuan studios së Përputhen sot, por vetëm njëra prej tyre iu bashkua programit.

22:54
“Unë jam vetëm për Sindin”/ Loco nuk përmbahet, studio shpërthen: Puthe puthe!

Nëse akoma nuk e kishit marrë veten, nga puthja e Jasminës me Andin, Loco ose Elvisi i habiti të gjithë me veprimin e tij.

22:41
“Thuaje çfarë ke jashtë programit, ti ke interesa të tjera”/ Sindi vë ‘me shpatulla pas murit’ Anën

Përballja e Sindit dhe Anës nuk ishte aspak e qetë.

22:24
A po bëhen të shpeshta largimet e konkurrentëve nga studio? Eri ‘përplaset’ me Antonelën: Ku e ke edukatën?

Largimet e shpeshta të konkurrentëve nga studio ndërkohë që debatojnë me njëri tjetrin ishin një nga temat që u diskutuan në Përputhen Prime.

22:16
Ndizet Përputhen Prime! Jasmin çohet dhe puth Andin në mes të studios: Doja ta bëja që në takim

Jasmina i ka habitur të gjithë me puthjen që i dha Andit në Përputhen Pime .

22:06
​LVV për zgjedhjet e sotme: Fjala referendum ka qenë e qëlluar

Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjet e sotme i ka quajtur referendum, sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në votim. Partia e Albin Kurtit duke shprehur falënderimin ndaj votuesve, i ka ftuar ata të mos dalin në sheshe, por të festojnë pranë familjeve. Ndërkohë shtuan se presin të ketë fitore të madhe dhe bashkëpunime me opozitën e ardhshme në Kuvend.

21:41
“S’keni folur kurrë për libra”/ Përballja Ina-Shqipe në Për’puthen Prime

Të shumtë janë personazhet që janë rikthyer në puntatën e sotme të Për’puthen Prime.

21:35
U largua pasi gjeti dashurinë jashtë, Fiorela në “PërPuthen”: I dashuri është tip i fortë, por…

Fiorela u largua nga “PërPuthen” pasi tha se kishte njohur një person jashtë dhe se nuk donte të bënte lojë të pistë në program.

21:30
“Nuk ka vija të kuqe për asnjë”/ ​Haradinaj: Çështja e presidentit varet nga forcat politike

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është paraqitur në konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultateve preliminare që e rendisin këtë parti në vendin e katërt.

21:27
Më të diskutuarit rikthehen në Përputhen/ Shqipja sqaron: S’kam pasur asgjë me televizionin, sulmet i kisha me konkurrentët

Në këtë ditë të dashurisë, Përputhen Prime vjen me një surprizë.

21:18
Për’puthen Prime sonte Livestream në Youtube

Në këtë ditë të dashurisë, Përputhen Prime vjen me një surprizë.

20:42
Ditëlindja e Top Albania Radio/ Radio më e dashur e shqiptarëve që lindi në 14 shkurtin e 23 viteve më parë

Ditëlindja e Top Albania Radio, përcjell emocione të ndryshme dhe zgjon kujtime të paharrueshme tek të gjithë shqiptarët e veçanërisht tek ata që radion e mbajnë gjithmonë ndezur.

20:36
Fotot/ Qafë Thanë, dëbora pothuajse ‘zhduk’ makinat nën vete

Situatë e vështirë paraqitet në Qafë Thanë ku pika kufitare vijon të mbetet e bllokuar si pasojë e motit të keq.

20:26
Mbi gjysmë shekulli të dashuruar/ Historia e Gjokë dhe Marie Vatës që Shën Valentini u kujton ditën e dasmës

54 vite me parë, Marija një vajzë e re shkodrane dhe Gjokë Vata, një këngëtar dhe shkrimtar, përndjekur politikisht dhe i varfër, vendosën të kurorëzonin dashurinë.

20:19
Paga minimale, biznesi: S’na pyetën/ PS premton rritjen në 40 mijë lekë, ndërsa PD në 36 mijë lekë

Nëse ndodh rotacioni politik dhe Partia Demokratike vjen në pushtet asnjë pagë nuk do të jetë nën 36 mijë lekë. Por, nëse Partia Socialiste fiton sërish zgjedhjet paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë.

20:09
Kosovë/ KQZ: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është rreth 46%, fillon numërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96 %.

19:57
Pamjet/ Pa probleme, Rruga e Kombit e gjitha e kalueshme

Rruga e Kombit është e kalueshme dhe pa probleme për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

19:43
Elbasani i “pushtuar” nga dëbora/ Dhjetëra fshatra të bllokuar dhe pa energji, probleme në akset kombëtare

Prej 24 orësh tashmë Qarku i Elbasanit po përballet me një situatë të pazakonte të motit të keq.

19:29
Qarku Durrës/ Normalizohet gjendja, vetëm aksi rrugor Krujë -Qafë Shtamë mbetet i pakalueshëm

Temperaturat e ulëta dhe era kanë karakterizuar të gjithë territorin e qarkut të Durrësit këtë të dielë, duke shkaktuar dhe probleme veçanërisht në qarkullim.

19:19
Pamjet/ Parku kombëtar i Shebenikut nën pushtetin e dëborës, aksi drejt Peshkopisë i bllokuar

Pamjet që shihni vijnë nga parku kombëtar i Shebenikut, pranë fshatit Steblevë, ku siç shihet reshjet e dëborës kanë mbuluar gjithçka, gjë që ka krijuar jo pak probleme.

19:10
Nuk ka përmirësim të situatës! Qafë Thanë, aksi drejt doganës së Maqedonisë i bllokuar prej gati 8 orësh

Situatë e vështirë paraqitet në Qaf Thanë. Pika kufitare vijon të mbetet e bllokuar si pasojë e motit të keq.

19:04
Mbyllet votimi në Kosovë/ Publikohen exitpoll-et e para: VV udhëheq me 53 përqind

Është mbyllur tashmë procesi i votimit në Kosovë. Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte mbi 46 për qind.

19:00
SHBA në alarm, amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ulëta/ Më shumë se 233 mijë persona pa energji elektrike në Oregon

Një stuhi e fortë dimërore, që ka sjellë dëborë e ngrica, ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërsa amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ftohta dhe të rrezikshme gjatë ditëve në vijim.

18:40
Kendall Jenner la pa fjalë ndjekësit në fotosesionin ku reklamon bikinit “Skims” por a ka përdorur photoshop?!

Fansave, Kendall u duket shumë perfekte për të qenë e vërtetë në fotot e fundit.

18:38
Shkollat u mbyllën për shkak të përkeqësimt të motit/ Kushi shpjegon si do të vazhdojë mësimi

Ministrja e Arsimit dhe Rinisë shpjegon si do të vazhdojë mësimi online për shkollat fillore dhe të mesme.

18:30
Moti i keq/ Balluku: Furnizimi me energji elektrike nuk ka munguar. Të gjitha grupet e punës në gatishmëri

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori OST, Skerdi Drenova në një komunikim për publikun dhanë detaje sa i takon situatës me linjat e transmetimit të energjisë elektrike në të gjithë territorin e vendit.

18:16
Prej 4 orësh të bllokuar/ Qafë Thanë, radhë e palëvizshme automjetesh në pikën kufitare

Me dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës prej 4 orësh si pasojë e situatës së krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.

18:09
Lei Kraja ndez rrjetin për Shën Valentin (Fotot)

Me poza sensuale dhe e tëra me veshje të kuqe moderatorja ka tërhequr vëmendjen e fansave.

17:49
Kosovë/ Mbi 37 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 16:00

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se deri në orën 16:00 kanë votuar rreth 37 për qind e qytetarëve me të drejtë votë.

17:47
Familja Obama, dedikime të ndjera për Shën Valentin

Barack Obama postoi një dedikim të ndjerë për gruan Michelle dhe bijat në Ditën e të Dashuruarve.

17:41
Ngjarje e rëndë në Pogradec/ Gjendet i mbytur një i moshuar në liqen (emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku është gjetur i mbytur një i moshuar në liqen.

17:41
“E Diell”/ Pastori Akil Pano: Pas emisionit “Për’puthen” më ndodhi diçka e paimagjinueshme

Pastroi rrëfen çfarë ndodhi pas pjesëmarrjes së tij në “Për’puthen Prime” si opinionist dhe si reaguan njerëzit.

17:30
Si rrallë ndonjëherë! Dëbora transformon kryeqytetin, pamjet mahnitëse me dron tregojnë ‘Tiranën e bardhë’

Reshjet e dëborës që mbuluan kryeqytetin 24 orët e fundit i kanë dhënë një pamje fantastike.

17:19
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1088 raste të reja dhe 12 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

17:07
Kosnett: I takon popullit të Kosovës të vendosë se si do të duket qeveria e re

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se i takon popullit të Kosovës që të vendosë se si do të duket Qeveria e re e Kosovës.

17:00
Mbërrijnë vaksinat e para/ Serbia, 8 mijë doza dhuratë Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka marrë të dielën vaksinat e para kundër Covid 19, dhuratë nga Serbia.

16:59
​LDK: Procesi zgjedhor ka filluar normalisht, ftojmë qytetarët të dalin në votime

Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dushi në konferencën e parë të sotme për media ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

16:57
200 vite pas humbjes së Napoleonit/ Rusia dhe Franca varrosin ushtarët e rënë

Eshtrat e ushtarëve francezë dhe rusë, që vdiqën gjatë tërheqjes së Napoleonit nga Moska, në vitin 1812, u varrosën me nderime ushtarake në një moment të rrallë uniteti mes dy vendeve.

16:56
Parregullsitë në Mitrovicën e Veriut, Daka: Me këtë po merret Prokuroria

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka në konferencën për media ka folur edhe për parregullsitë që janë raportuar në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” në Mitrovicën e Veriut.

16:53
Kishte ardhur nga Shkupi për të votuar, vdes 81-vjeçari brenda qendrës së votimit në Kaçanik

Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut.

16:48
Mania kombëtare në Holandë/ Patinazh mbi kanalet dhe liqenet e ngrira

Ndërsa temperaturat e acarta vazhdojnë në Holandë, disa patinatorë të guximshëm kanë zgjedhur të rrëshqasin mbi një kanal të ngrirë të Amsterdamit, ndërkohë që të tjerët, shpalosin aftësitë e tyre si patinatorë në Vondelpatrk.

16:45
Zhytësi çek në stërvitje/ Gati të thyejë rekordin për notin nën akull

Zhytësi çek, David Vencl, po shfrytëzon dimrin e ftohtë të këtij viti për të vendosur një rekord të ri të notit nën akull.

16:41
Kosovë/ Në tri komuna me shumicë serbe, dalja në zgjedhje mbi 60 për qind

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 15:00, në gjithë territorin e Kosovës kanë votuar 32.32 për qind apo 567.934 qytetarë me të drejtë vote.

16:41
Fundjavë e trishtë në Rio/ Pa karnavale për herë të parë në 109 vite

Me anulimin e karnavaleve të famshme të Rio de Janeiros, për shkak të pandemisë, qyteti po kalon një fundjavë të trishtë, pa festë dhe pa gjallëri.

16:34
“I dashuri i isopolifonisë nuk mund të lindte ditë tjetër, veç 14 shkurtit”/ Urimi i veçantë i deputetit për Lefter Çipën

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni kujton kontributin që artisti ka dhënë në folklorin shqiptar.

16:26
Bllokohet Qafë Thana/ Rrëshqitja e një kamioni dhe autobusi mban të bllokuara automjetet prej dy orësh

Rrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni ka sjellë trafik në zonën e Qafë Thanës ku prej pak më shumë 2 orë, asnjë makinë nuk mundet të lëvizë.

16:15
“Zbardhi pa pushim…”, grupi korçar i këndon dëborës

Një video plot pozitivitet vjen nga Korça, ku një grup muzikor i këndon borës.

16:06
Bllokimi i rrugëve nga reshjet e dëborës/ Balluku: Nuk kemi shkop magjik, kjo situatë mund të vazhdojë deri të premten

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka informuar për sa i përket gjendjes së rrugëve pas reshjeve të shumta të dëborës.

15:58
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32% e votuesve

32.32% e zgjedhësve në Kosovë kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar deri në orën 15:00.

15:51
Temperaturat e ulëta shkaktojnë ngrica në rrugë/ Cilat akse rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë

Pas ndalimit të reshjeve të borës, temperaturat e ulëta kanë favorizuar krijimin e akullit në rrugë.

15:38
Apokalipsi i borës në Moskë/ Reshje që nga e premtja, pritet thyerja e rekordit

Në Moskë, punonjësit e administratës lokale kanë përveshur mëngët për të pastruar çatitë e shtëpive dhe rrugët pas reshjeve rekord të borës që nisën që nga e premtja.

15:34
Sonda arabe “Hope”, sjell në shtëpi foton e parë të Marsit

Sonda “Hope”, e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka sjellë në shtëpi imazhin e parë të saj nga Marsi.

15:33
Rrëshqet trajleri, bllokohet rruga që të dërgon në burgun e Krujës

Një trajler ka rrëshqitur në rrugën që të dërgon në burgun e Krujës duke bllokuar rrugën.

15:30
Tërmet i fuqishëm në Japoni/ Toka lëkundet me 7.3 ballë, makth në Fukushima

Më shumë se 100 persona janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi brigjet e Fukushimës në Japoni.

15:13
FOTOT / Strehë dhe ushqim të ngrohtë, 33 persona kalojnë mbrëmjen në qendrat sociale të Bashkisë Tiranë

Janë 33 persona në situatë rruge që mbrëmjen e kaluan në qendrat sociale.

15:02
Vendimi i fundit i KQZ-së/ Votuesit me kartë identiteti të skaduar mund të votojnë

Sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, qytetarëve, që u ka kaluar afati i përdorimit të ID-së, do të mund të votojnë.

14:57
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 13:00 kanë votuar 19.8% e votuesve

Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8% (margjina e gabimit 0.52%)

14:55
Akuzat e Bashës, Rama: S’ka qytetar që të bëhet rrotë me zinxhir për të besuar ty

Kryeministri i vendit, Edi Rama është i përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke  theksuar se qytetarët e dinë mirë reagimin që ka bërë qeveria pas tërmetit, rindërtimit, me pandeminë por edhe me përmbytjet.