Kendall Jenner la pa fjalë ndjekësit në fotosesionin ku reklamon bikinit “Skims” por a ka përdorur photoshop?!

14/02/2021 18:40

Fansave, Kendall u duket shumë perfekte për të qenë e vërtetë në fotot e fundit.

Kendall Jenner është ndër modelet më të njohura në mbarë botën. Çdo postim i saj merr vëmendje mediatike, duke bërë që komentuesit të kenë mijëra reagime.

25-vjeçarja, së bashku me Kylie Jenner dhe Kim Kardashian kanë pozuar për “Skims”. Trupa thuajse perfekt dhe plot shkëlqim shfaqen në një podium rozë, ku ato pozojnë.

Por, fansat po akuzojnë modelen për përdorimin e ‘Photoshop’-it, teksa pretendojnë se ajo nuk ka trup të tillë.

“Këto fotografi janë të edituara. Kendall është e mahnitshme, por këto nuk janë reale”, ka shkruar njëri prej komentuesve.

Sidoqoftë kësaj, ajo dhe dy motrat e asaj, Kim dhe Kendall, tashmë kanë ‘pushtuar’ rrjetin me fotosesionin e ri.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel