U largua pasi gjeti dashurinë jashtë, Fiorela në “PërPuthen”: I dashuri është tip i fortë, por…

14/02/2021 21:35

Fiorela u largua nga “PërPuthen” pasi tha se kishte njohur një person jashtë dhe se nuk donte të bënte lojë të pistë në program.

Ndërkohë, në puntatën e sotme të “PërPuthen” prime, ajo ka treguar edhe sesi po i shkon kjo marrëdhënie që ajo ka ndërtuar jashtë programit.

Fiorela tha se gjërat për të shkojnë shumë mirë, por ndërsa u pyet se a mori propozim këtë Shën Valentin, Fiorela tha se i dashuri nuk është tip romantik.

“Ndihem shumë mirë jashtë, gjërat janë shumë mirë. Lidhja ime vazhdon, shkon shumë mirë. I dashuri nuk është shumë romantik, është më shumë tip i fortë, por po përshtatemi”, tha ajo.

Top Channel