200 vite pas humbjes së Napoleonit/ Rusia dhe Franca varrosin ushtarët e rënë

14/02/2021 16:57

Eshtrat e ushtarëve francezë dhe rusë, që vdiqën gjatë tërheqjes së Napoleonit nga Moska, në vitin 1812, u varrosën me nderime ushtarake në një moment të rrallë uniteti mes dy vendeve.

Zyrtarët e mbledhur me trashëgimtarë të liderëve rusë dhe francezë të ushtrisë, në shekullin 19, në një ceremoni në qytetin rus Vyazma, për të rivarrosur eshtrat e 126 të vrarëve në një nga betejat më të përgjakshme të Napoleonit në fushatën e tij në rusi. Bora binte dhe një bandë ushtarake luante në temperaturën -15 gradë Celcius, ndërsa ushtarët me uniforma mbanin arkivolët e mbuluar me flamuj, në varrezën e Vyazmas, një qytet 200 km në perëndim të Moskës.

Ceremonia shënonte një moment të rrallë uniteti mes Rusisë dhe Evropës, në një kohë tensionesh të shtuara në lidhje me një varg temash, përfshirë reagimin e ashpër të Kremlinit ndaj opozitës. Eshtrat e këtyre ushtarëve u zbuluan në një varr masiv nga arkeologët francezë dhe rusë, në 2019. Ata mendohet se ranë në betejën e Vyazmës, më 3 nëntor 1812, kur ushtria franceze nisi tërheqjen nga Moska.

Top Channel