Prej 4 orësh të bllokuar/ Qafë Thanë, radhë e palëvizshme automjetesh në pikën kufitare

14/02/2021 18:16

Me dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës prej 4 orësh si pasojë e situatës së krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.

Radha e mjeteve në pritje i kalon 2 kilometër. Situata momentalisht është mjaft problematike për shkak se është e pamundur të ndërhyhet me borëpastruese.

Nga dje në disa zona në vendin tonë ka prezencë të madhe të ngricave, ndërsa akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Top Channel