Mania kombëtare në Holandë/ Patinazh mbi kanalet dhe liqenet e ngrira

14/02/2021 16:48

Ndërsa temperaturat e acarta vazhdojnë në Holandë, disa patinatorë të guximshëm kanë zgjedhur të rrëshqasin mbi një kanal të ngrirë të Amsterdamit, ndërkohë që të tjerët, shpalosin aftësitë e tyre si patinatorë në Vondelpatrk.

Janë të shumtë holandezët që po përpiqen të marrin maksimumin nga kanalet dhe liqenet e ngrira pasi një rrymë arktike përfshiu pjesën veriore të Evropës këtë javë. Autoritetet holandeze, sidoqoftë, vendosën të kufizonin aksesin me qëllim që të mbajnë rrugët e lira për trafik të domosdoshëm dhe emergjent. Kjo do të thotë që parkimet afër vendeve ku mund të bëhet patinazh nuk janë të mundura dhe ata që duan të rrëshqasin duhet të ecin në këmbë apo me biçikletë. Por e gjithë kjo, duket se nuk i ka ndalur patinatorët.

Në Hagë, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të ndihmuar disa patinatorë të dalin nga Hofvijver, një liqen i vogël në qendër të qytetit, pasi akulli u shkri duke bërë që disa njerëz të binin brenda. Të tjerë janë detyruar të presin në një ishull në mesin e një piste amatore para se të shpëtoheshin me një shkallë. Ndërkohë, dhjetëra persona në Amsterdam, guxuan të rrëshqisnin në një pjesë të ngrirë të kanalit Prinsengracht, që nuk është përdorur për patinazh që nga 2018.

Top Channel