Kishte përshtatur berberhanen për lojëra fati online, arrestohet 41-vjeçari në Berat

15/02/2021 09:22
Ilustrim

Policia ka vënë në pranga pronarin e një berberhaneje, i cili kishte kthyer biznesin në një ambient ku luheshin lojëra fati online.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. E. 41 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Top Channel