Rikthehen lundrimet në Adriatik mes Durrësit e Barit. Mëngjesin e sotëm ka nisur lundrimi në të dy krahët e lëvizjes nga tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Rreth orës 06.00 të së hënës dy tragete janë nisur drejt Barit, ndërsa një i tretë është nisur nga Bari për në Durrës në të njëjtën orë.

Moti i keq me det të dallgëzuar deri në 8 ballë dhe erë me drejtim veri-verilindje çoi në mbylljen e portit italian të Barit në Itali, duke anuluar të gjitha lundrimet mes dy porteve. Tragetet pritet të mbërrijnë në portet respektive pas orës 14.00.

Kapiteni i portit të Durrësit Tauland Allkja bën me dije se era vijon të jetë e fortë me të njëjtin drejtim, po forca e detit ka rënë në 6 ballë dhe nga dita e mërkurë pritet përmirësim i kushteve atmosferike detare.

Top Channel