17:25
Veliaj: “Do 10-fishojmë bizneset start-up në Tiranë, promovojmë inovacionin”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë turit të tij në çdo njësi, u ndal edhe në lagjen 13, ku zgjodhi biznesin e suksesshëm të dy të rinjve, përfitues edhe nga programi i mbështetjes së start up-eve, për të lançuar dy prej nismave më të reja që lehtësojnë barrën fiskale për sipërmarrjet rinore. Bashkë me një prej kandidateve më të reja, që i është bashkuar listës së Partisë Socialiste në Tiranës, Bora Muzhaqi, të cilës gjithashtu i uroi sukses në sfidën e saj, Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në qendrën e gravitetit dhe në një model sa i përket start up-eve dhe inovacionit, sfidat e gjeneratës së ardhshme.