Listat/ Koalicioni opozitar ridërgon në KQZ më shumë kandidatë sesa kërkon ligji, zbulohen emrat që lëvizin në momentin e fundit

16/03/2021 18:50

Koalicioni opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim ka ridepozituar listat e reja të kandidatëve për deputet, ku më shumë sesa lëvizjet e kandidatëve bie ne sy shtimi i tyre.

Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të qartësuar konfuzionin e krijuar për numrin e mandateve dhe atë të kandidatëve bëri publike pak dite me parë numrin e saktë të kandidatë që duhet të kenë subjektet zgjedhore për çdo qark. Por, opozita mesa duket ka një lexim tjetër te ligjit pasi ajo ka depozituar 219 kandidat nga 153 të tillë që kërkon ligji zgjedhor.

Konkretisht për qarkun e Tiranës, KQZ ka kërkuar 36 kandidat, ndërsa opozita ka depozituar 9 kandidatë me shume ne listen e ridërguar pas korrigjimit. I njëjti fenomen vihet re edhe në listat e qarqeve te tjera si për shembull rasti i Kukësit, ku kërkohen 3 kandidatë dhe janë depozituar 9 emra.

Pas ridepozitimit të listave pritet që Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të dale me një vendimmarrje, ndërkohë në rast se lista refuzohet fjala e fundit i takon Komisionin të Ankimeve dhe Sanksioneve.

Te depozituar ne afatin e fundit ne listat e reja ra në sy largimi i ekspertit të shëndetësisë Gazmend Koduzi nga lista e Tiranës dhe zëvendësimi i tij me futbollistin Gentian Muça.

LISTA E KOALICIONIT OPOZITAR E RIDEPOZITUAR

LISTA E TIRANËS 45 KANDIDAT
LISTA E KUKËSIT 9 KANDIDAT
LISTA E KORCËS 21 KANDIDAT
LISTA E FIER 24 KANDIDAT
LISTA E ELBASANIT 18 KANDIDAT
LISTA E SHKODRES 21 KANDIDAT
LISTA E DURRËSIT 21 KANDIDAT
LISTA E DIBRËS 9 KANDIDAT
LISTA E BERATIT 12 KANDIDAT
LISTA E GJIROKASTRËS 9 KANDIDAT
LISTA E VLORËS 18 KANDIDAT
LISTA E LEZHËS 12 KANDIDAT

SQARIMI i KOMISIONERIT SHTETËROR

Për çdo qark numri i kandidatëve që partia, ose koalicioni duhet të paraqesë në KQZ është si vijon:

Berat 9

Dibër 6

Durrës 15

Elbasan 15

Gjirokastër 6

Fier 18

Korçë 12

Kukës 3

Lezhë 9

Shkodër 12

Tiranë 36

Vlorë 12

Top Channel