Nusja britanike e ISIS heq rrobat islamike e vesh ato perëndimore teksa tenton rikthimin në Londër (fotot)

16/03/2021 16:27

Nusja ‘xhihadiste’ angleze Shamima Begum e cila ka qenë prej kohësh në faqet e para të gazetave teksa kërkon rikthimin në Britani pas humbjes se qytetarisë, ka hequr së fundmi rrobat tradicionale islamike duke u veshur në stil impresionues perëndimor.

Në fotot e fundit 21-vjeçarja shihet që ecën me stil përmes kampit sirian të refugjatëve, me një bluzë të ngushtë e syze dielli, ndoshta për të bindur botën se i ka ndërprerë lidhjet me të kaluarën e saj “terroriste”.

Zhvillimi është në kontrast të thellë me shaminë e zezë të kohës dhe veshjet konservatore në të cilat është intervistuar disa herë në 2019 në kampin e refugjatëve.

Ajo nuk e ka fshehur më parë simpatinë për ISIS teksa ka pranuar se ka qepur jelekët e eksplozivëve të militantëve, komentet prej të cilave Britania i ka hequr qytetarinë.

Begum ishte 15 vjeçe kur u largua nga Britania për t’u bashkuar me ISIS në Siri.

Ajo dhe dy shoqet e saj adoleshente — Kadiza Sultana e Amira Abase — të cilat tashmë supozohen të vdekura, u nisën nga lindja e Londrës duke udhëtuar për në Turqi e më pas në Siri.

Begum u martua me një holandez me origjinë arabe, luftëtar të ISIS, lindi dy fëmijë dhe u gjet në kampin e refugjatëve al-Hawl kur ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, i cili fatkeqësisht vdiq pak pas lindjes.

FOTO GALERI
1/5
Nusja ‘xhihadiste’ Shamima Begum ka qenë prej kohësh në faqet e para të gazetave teksa kërkon rikthimin në Britani

Top Channel