Rama reagon pas akuzave të Bashës: Ti king, ruaji vajzat shqiptare nga Saliu, Likja e tërë…

16/03/2021 15:21

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas akuzave nga opozita për sjellje arrogante ndaj vajzave dhe grave.

Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësisht nga gjinia e autorit! Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.

Reagimi i Ramës vjen pas videos së publikuar nga Basha në Facebook, ku duken reagimet e kryeministrit në shfaqje të ndryshme televizive.

Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…
Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen… Vetëm sepse bëjnë punën e tyre!
Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin!”, ishte shkrimi me të cilën shoqëroi videon Basha.

 

Top Channel