20:35
Fiks Fare! Hiqet si punonjës gjykate, mashtron komshien me 1 mln lekë
Mashtron komshien duke i marrë një milion lekë të vjetra. I premton që do t’i marrë ndërtuesit të pallatit që është zhdukur, rreth tetë milion lekë të vjetra që nuk ja ka dhënë akoma në bazë të kontratës. Ai i thotë se është jurist, dhe punon në një gjykatë. Pasi të marrë një milion lekët që do t’ja jap kolegëve të zyrës për të përshpejtuar procesin, tetë milionë lekët që i ka ndërtuesi, do t’i kalonin zonjës nga thesari i shteti në llogarinë e saj bankare.