Dhjetë vjet pasi plagoset rëndë në një sulm terrorist, dhimbja kthehet përsëri ta torturojë Irisin. Por kjo nuk është e gjitha: Eitani, dashuria e rinisë së saj, rishfaqet krejt papritur në jetën e saj.

Megjithëse marrëdhënia e tyre ka përfunduar shumë vite më parë, ajo u plagos më thellë kur e braktisi sesa nga terroristi vetëvrasës që shpërtheu në ajër pranë saj.

Martesa e Irisit është e amullt dhe e vakët. Dy fëmijët e saj janë rritur dhe janë pothuajse të pavarur; ajo vetë me shumë punë dhe përpjekje ia ka dalë mbanë të bëhet një drejtoreshë shkolle e përkushtuar dhe e suksesshme. Tani, pas shumë vitesh angështie, Eitani i rikthen sërish pasionin dhe gëzimin në jetë. Por në mënyrë që ta mbajë të fshehtë lidhjen i duhet të sajojë lloj e soj gënjeshtrash, të cilat me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të komplikuara.

Irisit i duhet të marrë një vendim që do t’i ndryshojë jetën dhe që do të ndikojë tek të gjithë familjarët e saj. Ndonjëherë të zgjedhësh midis lumturisë dhe detyrës bëhet jashtëzakonisht e vështirë kur në mes përfshihet dhimbja ndaj atyre që të rrethojnë. Zgjedhjet e saj na bën të reflektojmë mbi atë që ka më shumë rëndësi në jetën tonë, gjithashtu që qenia njerëzore përveçse është tejet delikate mbart edhe një forcë të pashoqe që është në gjendje të krijojë apo shkatërrojë gjithçka.

Romani “Dhimbje” është një libër i fuqishëm, i mprehtë që ekspozon sesi mund të rikthehen pasionet e vjetra, duke testuar aftësinë tonë për të marrë vendime mbi atë që është më thelbësore në jetë.“Dhimbje” është një histori e fuqishme rreth dashurisë, familjes, dhimbjes dhe jetës së realitetit zhytur në të kaluarën.

Shalev ka bërë një punë të shkëlqyer duke treguar një histori për dashurinë, për shpengimin dhe zhgënjimin, të cilin jo e pasuron me një forcë të jashtëzakonshme emocionale, duke e ftuar lexuesin të zhytet në subjekt dhe duke na lënë një ndjenjë purifikimi në përfundim të tij. Romani kremton dhimbjen dhe hedh dritë mbi rolin e saj në jetën emocionale.

 

Komente për librin

 

“Dhimbje”, është quajtur nga një kritik francez si “Madame Bovary në kohë terrori”. Autorja e librit Florida and Fates and Furies, Lauren Groff e quan Zeruya Shalev se është ligjërisht një gjeni; mendoj se është Elsa Morante izraelite.

 

Ndërsa shkrimtari i mirënjohur izraelit Amos Oz shprehet kështu për librin: “Një libër i shkëlqyer që përfundon me një katarsis terapeutik.”

 

 

Të dhëna për autoren

 

Zeruya Shalev ka lindur në Kibbutz Kinneret. Ajo është autorja izraelite më e njohur dhe e mirëpritur në të gjithë botën dhe fituese e shumë çmimeve të rëndësishme si Corine International Book Prize dhe Welt Literature Award. Ajo është autore e katër romaneve si The Remains of Love, Love Life, Husband and Wife, dhe Thera, dhe një libër me poezi si edhe një libër për fëmijë. Librat e saj janë përkthyer në 27 gjuhë të ndryshme. Stili i saj jashtëzakonshëm hipnotizues u zbulua dhe u paraqit si një fenomen unik nga anëtarët kryesorë të komunitetit letrar ndërkombëtar. Shkrimtarja jeton në Jerusalem.Kritikët ndërkombëtarë e përkufizojnë stilin e saj të të shkruarit të magjishëm si Virginia Woolf izraelite; të tjerët e kanë krahasuar prozën e saj me shkrimet e Marcel Proust dhe Louis Ferdinand Celine.

 

 

Të dhëna për librin

 

ISBN 978992862833
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Anisa Trifoni
Roman Psikologjik

 

 

 

 

Top Channel