Ekzekutimi i shqiptarit në Islandë/ Flet autori i dyshuar: Mora kërcënime serioze, vrasja u krye për arsye personale

03/05/2021 13:44
Angjelin Sterkaj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Armando Beqirit në Islandë. Angjelin Sterkaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 10 javësh si autor i ngjarjes ka rrëfyer se në vrasjen e Beqirit ishte i vetëm.

“Më vjen shumë keq që një numër njerëzish, të cilët nuk kanë të bëjnë me krimin që bëra unë, janë të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të caktoheshin në paraburgim, duke përfshirë një islandez i cili është akuzuar zyrtarisht dhe fotografitë janë publikuar nga ai me mbulim mediatik të çështjes”, tha Sterkaj për median islandeze Fréttablaðið.

Së bashku me Angjelinin, janë në paraburgim edhe 7 persona të tjerë, të cilët dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e shqiptarit. Urdhri aktual i paraburgimit përfundon më 15 maj.

Në deklaratën e tij, ka theksuar se ka marrë kërcënime serioze dhe vrasja u krye për arsye personale.

“Çështja u ngrit për arsye personale, të cilat kishin të bënin personalisht me mua dhe të ndjerin. U bënë kërcënime serioze dhe filloi rrjedha e ngjarjeve, për të cilat nuk mund të flas për momentin,” tha Sterkaj, duke shtuar se nuk dëshiron të diskutojë më tej çështjen, por beson se do të sqarohet kur të përfundojë hetimi i çështjes dhe prezantimi i provave në gjykatë.

Teksa ekziston frika e hakmarrjes, po kryhet një hetim për të parë nëse një grup njerëzish do të sulmojnë autorin e dyshuar.

Armando  Beqiri drejtonte një kompani sigurie në Islandë, ndërsa policia po heton edhe për përfshirje me krimin e organizuar. Ndërsa Angjelini është shumë pak i njohur. Ai jetoi për një kohë me një grua në një ndërtesë të vogël në qendër të qytetit, por u zhvendos prej andej shumë kohë para se të vritej Armando. Nuk dihet se ku ka jetuar për herë të fundit.

Angjelin u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos. Ai vazhdimisht e mohoi fajin para hetimit dhe nuk pranoi derisa të dhënat e policisë treguan fakte se mund të ishte ai autori.

Arma e vrasjes ishte një pistoletë me kalibër 22 me silenciator. Policia gjeti armën e vrasjes në det pa u marrë në pyetje nga hetuesit. Arma ishte vjedhur nga një person që kishte të drejtë për mbajtjen e armës. Bashkëpunimi i mundshëm i palëve të tjera është ende nën hetim nga policia, por është ekziston mundësia se vrasja ishte planifikuar paraprakisht.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë duke u qëlluar me të paktën 5 plumba. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Top Channel