Partizani merr kryesimin në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen e javës së 31 skuadra e “Të Kuqve” me shumë vuajtje mposhti Apoloninë me rezultatin e ngushtë 1-0.

Skuadra e Ilir Dajës ishte dominuese në lojë dhe për pjesën më të madhe të kohës nuk arriti dot të shfrytëzonte rastet e krijuara deri në minutën e 76 kur Asani më në fund theu rezistencën e fierakëve kur shënoi golin e fitores për kryeqytetasit.

Nuk pati fitues në supersfidën e kësaj jave, atë mes Vllaznisë dhe Teutës të zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës. Skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 0-0 një rezultat ky që lë durrsakët përpara Vllaznisë sërish me 2 pikë para.

Më herët Laçi fitoi një ndeshje të rëndësishme me Kukësin me rezultatin 2-0 duke i marrë vendin e katërt Tiranës. Skuadra kurbinase i shënoi të dy golat në pjesën e parë, që të dy me Lushkjan.

Top Channel