Turizëm në fundjavën e gjatë/ Voskopoja për tre ditë ishte e mbushur me pushues

03/05/2021 19:49

Pasi pushues të shumtë festuan Pashkën në Korçë kanë zgjedhur që këtë të hënë t’i drejtohen edhe Voskopojës.

Fshati i njohur për natyrën e veçantë, arkitekturën por edhe gatimet ofron një çlodhje të shtuar për këta pushues që këtë herë festuan këtu.

Përveç atyre që fundjavën e kaluan po në fshat, edhe shumë nga ata që qëndruan në Korçë e Pogradec iu drejtuan Voskopojës për të përmbyllur ditët e tyre të pushimit.

Pas ditëve me organizim festiv, qetësia e fshatit dhe ajri i pastër ndërthurur me mikpritjen e banorëve tërhoqën përsëri turistët e ardhur nga çdo qytet i Shqipërisë.

Ndryshe nga një vit më parë ku si pasojë e pandemisë të gjitha bujtina dhe hotelet e Voskopojës qëndruan të mbyllura këtë vit fshati ka pritur qindra pushues që shijojnë ndërthurjen e peizazhit kulturës historisë dhe traditave.

Top Channel