Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njoftim: Si devijon trafiku

03/05/2021 18:25

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të vijojnë punimet në aksin Tiranë-Durrës duke nisur nga 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes ku  do të punohet në rrugë për riparimin e shtresave asfaltime.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

📍Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e martë, datë 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të vijojnë të realizohen punime në rrugë për riparimin e shtresave asfaltike, në:

1. QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

• Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

• Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

• Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

2. URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR
Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar.

⚠️Mjetet udhëzohen të perdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj .
Nëse do të jetë mot i papërshtatshem, me reshje shiu, grafiku i punimeve do të shtyhet deri në permiresimin e motit dhe ndërkohë autostrada do të jetë e lirë për përdorim.

🚧Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi, me shpejtësi të reduktuar dhe në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

📈Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Top Channel