Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga orteku në jug të Francës.

Aksidenti ndodhi në Villar-d’Arene në rajonin francez Hautes-Alpes  ose ndryshe Alpet e Larta.

Xhandarmëria e Briancon-it, qyteti në lartësinë më të lartë mbidetare në Francë tha se orteku ra në kanionin, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 3.169 metra.

Ekipet e shpëtimit të Francës, xhandarmëria dhe shërbimet malore nën ortek nxorën trupat e tre personave të vdekur.

Enti Meteorologjik i Francës lëshoi paralajmërim për ortekë të mundshme në gjashtë rajone në juglindje të Francës.

 

Top Channel