E martë, 09 Shkurt 2021
16:27
Pjesë e një grupi, kapet 20-vjeçari në kërkim në Sarandë, dyshohet si autori i 10 vjedhjeve

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si bashkautor i 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë.

16:24
Policia sekuestron pasuri me vlerë 6 milionë euro, zbulon skemën e 37-vjeçarit të dënuar më parë në Itali

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën 6 milionë euro në ngarkim të një personi me precedent penal në fushën e narkotikëve, i dënuar më parë në Itali.

16:18
Veliaj do apelojë gjobën e KQZ-së: Shton 5 vila në pandemi, kandidon për KM. Tirana nuk ndalet nga gjumi

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do të apelojë gjobën e vendosur sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me dorëzimin e banesave të reja për 17 familje të pastreha.

15:53
Veliaj, fushatë në “Kombinat”/ Në mbështetje të kandidimit të Belinda Ballukut

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, zhvilloi një takim me komunitetin e zonës së Kombinatit.

15:49
Zgjatet afati i bllokimit/ Njoftimi i ri nga Greqia: Kapshtica e mbyllur deri më 22 shkurt

Pika e Kalimit Kufitar te Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur për daljet nga Shqipëria në drejtim të Greqisë deri në 22 shkurt.

15:45
Nëndetësja japoneze përplas çisternën komerciale teksa del në sipërfaqe, thyen radarët, humbet komunikimet (fotot)

Ekuipazhi i një nëndetseje japoneze u detyruan të përdornin celularët e tyre për të kerkuar ndihmë pasi u ngritën në sipërfaqe poshtë një çisterne komerciale kineze, duke thyer antenat e komunkimimeve.

15:45
Qeveria ndryshon buxhetin e vitit 2021/ Shton pritshmërinë për të ardhurat por edhe shpenzimet

Pa kaluar ende dy muaj, qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin për vitin 2021, duke rritur si të ardhurat buxhetore, ashtu edhe shpenzimet.

15:39
Makina, prona e kompani/ Sekuestrohet pasuria e madhe e shqiptarit të dënuar 3 herë në Itali (Emri)

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e administratorit të shumë kompanive, i dënuar 3 herë në Itali, Alban Xhepa dhe familjes së tij.

15:38
Atentat me bombë në makinë/ Kamëz, Shpërthen makina sapo u hap me pult, “shënjestra” me precedentë penalë

Një atentat me bombë ndodhi mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 10 në Kamëz.

15:34
Strasburgu legjitimon Vettingun/ Yuri Kim komenton vendimin për gjyqtaren kushtetuese të shkarkuar

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Juri Kim komentoi sot vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg për rastin e gjyqtares Altina Xhoxhaj, e cila kundërshtonte vendimin e organeve të Vettingut.

15:28
Partitë po regjistrohen në zgjedhje/ Të parat bënë kërkesë partitë e vogla! PS,  PD dhe LSI ende nuk janë regjistruar

Për të hapur një parti të duhen 3 mijë firma dhe mbase fati të bën deputet. 

15:26
George Clooney në telashe/ Vila e tij buzë Tamizit, përmbytet sërish

 Ai është romantik, ka privilegjin të luajë basketboll me Barak Obamën, është një gjigand i Hollywood-it, por përballë motit të keq, as George Clooney nuk mund të bëjë asgjë.

15:22
Durrës, shifra të larta infektimi/ Në qytet nuk respektohen masat e mbrojtjes nga covid

Durrësi vijon të jetë një bashkitë me numrin më të lartë të të infektuarve në vend.

15:22
Ambasadori amerikan bën ‘rap’/ I uron me këngë vietnamezëve Vitin e Ri Hënor

Ambasadori amerikan në Vietnam, është shndërruar në një sensacion në internet pasi ka bërë një video, ku edhe këndon ‘rap’, dhe i uron vendit vitin e ri hënor. Kjo ka ndezur flakë rrjetin dhe ka nxitur edhe një valë admirimi për të mes vietnamezëve.

15:20
Në Lezhë shtohen humbjet e jetës/ Në vitin 2020, 352 raste më shumë se vitit 2019

Po behet viti që nga shfaqja e rasteve të para të të infektuarve me covid 19 në vendin tonë dhe në vend që njerëzit të ishin më të ndërgjegjësuar në qarkun e Lezhës po ndodh krejt e kundërta.

15:18
Singëll dhe album i ri/ Dua Lipa nis numërimin mbrapsht me foto provokuese

Me një pozë vërtetë shumë ndjellëse, me një ‘body’ blu dhe çizme me takë të lartë, Dua Lipa po numëron mbrapsht ditët deri në daljen e singëllit të saj të ri, “We’re Good”, më 11 shkurt dhe të albumit të ri, “Future Nostalgia: The Moonlight Edition”, më 12 shkurt.

15:17
Infektohet i gjithë fshati/ Në Kolonjë të Lushnjes fajin ia lënë shkollës, e mbyllën

Rrugët e Kolonjës në Lushnje janë të boshatisura.

15:17
Tregolësh në pesë minuta i shqiptares së frikshme të Real Madrid, Kosovare Asllani

Goleadorja suedezo-shqiptare e femrave te Real Madris ka shënuar një tregolësh të pabesueshëm teksa skuadra e saj mundi Valencia-n 3-1 në fundjavë.

15:14
Nuk ndalet lumi i Senës/ Rrugët e Parisit zhyten nën ujë

Lumi i Senës ka dalë tashmë edhe mbi rrugët e Parisit duke mbuluar me ujë rrugët përgjatë tij në Ile Saint Louis dhe Ile de la Cite.

15:09
Shpërbëhet LSI në Kombinat, 7 degë dhe 120 anëtarë i bashkohen PS-së

Lajmet për largimet e anëtarëve nga radhët e LSI-së duket se vijojnë edhe nga Kombinati.

15:08
Mjekët, pagë sipas punës/ Rama: Kemi siguruar 1.6 milionë vaksina

Kryeministri Edi Rama i bëri një përditësim situatës ku ndodhet Shqipëria në marrjen e vaksinës anti-covid19.

15:07
“Po paguajmë në Sanatorium”/ Të afërmit e të sëmurëve flasin për mënyrën si po trajtohen

Një ditë pas arrestimit të tre infermierëve dhe një sanitare për ryshfet, sërish të afërmit e të shtruarve në sanatorium thonë se po paguajnë.

15:02
Kufizime të reja të lëvizjes?/ Ekspertët diskutojnë zgjatjen e orës policore, mbylljen e bareve brenda

Prej disa ditësh komiteti i ekspertëve është duke diskutuar për masat shtesë që duhen vendosur për të frenuar përhapjen e shpejtë të infektimeve.

14:58
Rrebesh shiu në Tiranë, priten ulje të temperaturave

Vendi ynë sot është mbizotëruar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një me reshje në të gjithë territorin.

14:54
Zgjedhjet në Kosovë/ Afërsisht 6 mijë pako me fletvotime nga Diaspora

Në KQZ deri ditën e djeshme kanë arritur nga Diaspora 5 mijë e 754 pako me fletvotime.

14:48
Konferenca “Pandemia dhe rimëkëmbja”, Sejko: Pandemia goditi ekonominë por ne morëm masa

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë ditën e sotme në Konferencën Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja – strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

14:44
Caktohet gruaja e parë me të drejtë vote në Sinodin e Peshkopëve

Papa Franҫesku emëron për herë të parë një grua në pozicionin e nënsekretares së Sinodit të Peshkopëve, flasin burime nga Vatikani.

14:32
Fotoja e tij para “një mali parash” pushtoi rrjetin, mediat britanike e konsideruan “trafikanti idiot shqiptar”, flet Olsi Beheluli

Olsi Beheluli tregon për “Shqipëria live” si është e vërteta e fotos që tërhoqi vëmendjen e mediave britanike.

14:31
KQZ e gjobit për shkelje të rregullave, Erion Veliaj: Gjoba do apelohet, por puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

14:27
Përfaqësuesi i shqiptarëve mbanë fjalimin e parë shqip në parlamentin e Serbisë: Nuk ju nënshtrohemi

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të këtij Kuvendi

14:24
Strakosha dëshiron të largohet nga Lazio

Portieri shqiptar dëshiron të largohet nga skuadra italiane, raporton “Sky Germany”.

14:23
Ekipi i OBSH: Jashtëzakonisht e pamundur’ që covid-19 të ketë rrjedhur nga laboratori Wuhan

Një grup i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke hetuar origjinën e pandemisë së koronavirusit minimizoi mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator afër Wuhan, në Kinë.

14:14
Pamje nga Tirana/ Qytetarët që shëtisin me çadra e bluzat e bardha në krye të detyrës

Tirana ditën e sotme është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut, por kjo nuk i ka ndaluar që qytetarët të shëtisin në sheshin “Skënderbej”.

14:04
Veliaj banorëve të Kombinatit: Refuzoni ngelësat e Monikës! Dhëndri i PS në krye të FRPD, i pari që do i hidhet Lulit në fyt

Kombinatasit nuk duhet t’i besojnë 4 vitet e tyre të ardhshme një studenteje me 5-sa të LSI-së.

13:58
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm për 500 euro, kapet 30-vjeçari në Pogradec

Një 30-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe gjithashtu iu gjet kanabis në banesë.

13:47
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

13:38
Lushnja, një nga qytetet më të prekur nga Covid! Në Kolonjë 70% e banorëve të infektuar

Lushnja është një nga qytetet me numër të lartë të infektuarve me Covid 19. Sipas informacioneve të mara pranë njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Lushnje aktiv  janë 522 persona, ndërsa në karantin 1678 të persona.

13:35
Policia me dorë të hekurt/Gjobiten 2606 qytetarë për mosmbajtje të maskës, 13 pronarë lokalesh me 1 mln lekë

Në vendin tonë vijon thyerja e rregullave anticovid nga qytetarët, duke rritur edhe numrin e infektimeve me COVID.

13:34
Si të dallojmë profilin e një “mashtruesi”

Psikologia tregon si mund ta dallojmë kur një persona na mashtron.

13:31
“Askush nuk do tolerohet’ Shkelja e masave anticovid/ Rama për Metën: Takime ilegale me subjektet e OFL-së…

Kryeministri Edi Rama është ndalur tek shkelja e masave anticovid nga politikanët të cilët grumbullojnë njerëz më shumë sesa lejohet në kohë pandemie.

13:27
“Uroj që të mos dalin më nga qelia”/ Arrestimet për korrupsion tek “Shefqet Ndroqi”, Rama: Të bashkohemi për t’i çuar në burg abuzuesit

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit në sistemin shëndetësor.

13:24
I dënuar me 13 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni/ Kapet 42-vjeçari shqiptar (Emri)

42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Eduart Dushaj ka rënë në pranga ditën e sotme.

13:19
Dëbimi i diplomates shqiptare nga Rusia/ Reagon Rama: Janë ftohur marrëdhëniet, por…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dëbimin e një diplomateje shqiptare nga ana e Rusisë.

13:16
Rrëzimi i ankimimit të ish-gjyqtares Xhoxhaj nga Strasburgu, Ambasadorja e SHBA-së: Vendim i drejtë!

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pasi Strasburgu rrëzoi animimin e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

13:12
“Tom Doshi, të mos kandidojë”/ Rama: Nuk ka nevojë të përdorni ambasadoren për të më kujtuar ligjin…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët është pyetur lidhur me deklaratën e fundit, të ambasadores së SHBA- Yuri Kim,  e cila vuri në shënjestër Tom Doshi ish deputet i PS tani kryetar i Partisë Social Demokrate, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

13:09
Strasburgu rrëzon anikimimin e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj: Të vendosur në zbatimin e Reformës në Drejtësi

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg ditën e sotme ka rrëzuar çështjen e ngritur nga ish-Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, në lidhje me procesin e Vettingut të gjyqtarëve.

13:02
Ambasadori i BE: Kosova s’mund të furnizohet plotësisht me vaksina COVAX

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szuyog thotë se Qeveria e Kosovës dhe BE duhet të bëjnë më të mirën që sa më parë të sigurojnë vaksinat antiCOVID-19.

12:58
Variantet e reja të Covid-19/ Manastirliu: Nesër vijnë kitet e testimit nga Turqia…

Ditën e nesërme në Shqipëri do të mbërrijnë kite të testimit për variantet e reja të koronavirusit.

12:56
Yuri Kim: Tom Doshi, mos kandidojë/ Ambasadorja amerikane: Shqiptarët meritojnë më shumë se kaq

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim avancon përpjekjet për të ndaluar nga kandidimi persona me të shkuar kriminale.

12:52
Jashtë loje/ Gaz Demi: Ju rrëfej sekretet e mia me Ramën dhe politikanët shqiptarë

Gaz Demi ka bërë një rrëfim tërësisht ndryshe në programin e ri që ka nisur në “Top Channel”, “Jashtë loje”.

12:43
Rama: Komisioni Teknik mblidhet nesër, kemi shtrëngim të masave…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së ditës së sotme tha se Komisioni Teknik do të mblidhet nesër dhe se do të ketë shtrëngim të masave anticovid.

12:36
Basha duke gatuar/ Rama: Për tu admiruar, gatuan me këpucë vetëm të shtunën…

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve kryeministri Edi Rama ka komentuar videon e kreu të PD-së shfaqej duke gatuar.

12:32
Fatos Nano President? Si përgjigjet Rama para gazetarëve…

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference live me gazetarët i është përgjigjur edhe interesit të tyre në lidhje me ish liderin e PS-së, Fatos Nano.

12:21
“Impeachment”-i i Trump/ Senati hap rrugën për gjykim të shpejtë

Hetimi i dytë i Donald Trump nis sot në Senat, ndërsa liderët kanë rënë dakord për një proces të përshpejtuar.

12:19
SHBA i tregon forcën Rusisë/ Vendos katër bombardues B-1 në Norvegji

Forcat ajrore amerikane po dislokojnë bombarduesit B-1 në Norvegji, për të parën herë, në një mesazh që i dërgon një sinjal të qartë Moskës se ushtria amerikane do të veprojë në rajonin e rëndësishëm të arktikut dhe do të mbrojë aleatët në zonë kundër një agresioni rus pranë kufijve të vendit.

12:14
Emiratet e Bashkuara Arabe shkruajnë sot historinë/ Sonda mbërrin Marsin

Emiratet e Bashkuara Arabe po shkruajnë histori sot, duke dërguar një sondë rreth marsit.

12:14
Stuhia pushton Gjirokastrën, qytetarët mbyllen në shtëpi

Stuhi ere dhe shiu edhe në Gjirokastër.

12:12
‘Armët’ e spiunëve sovjetikë dalin në ankand në Beverly Hills

Një dhëmb i rremë i mbushur më cianur dhe paketa cigaresh me kamera të fshehura janë mes mjeteve të spiunëve sovjetikë që do të dalin në ankand në Beverly Hills këtë javë.

12:06
Greqia dhe Izraeli/ Marrëveshje për udhëtimet e të vaksinuarve

Në përpjekje për të ringjallur turizmin e dëmtuar nga pandemia e COVID-19, Izraeli dhe Greqia janë pajtuar për një marrëveshje që do të ju mundësojë qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit të udhëtojnë pa kufizime, sapo të rinisin fluturimet.

12:05
Rama: Kemi siguruar 1.6 milionë vaksina…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët është ndalur tek situata me pandeminë covid-19.

12:04
Irani dhe Koreja e Veriut/ OKB bashkëpunojnë për programin raketor

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, Irani dhe Koreja e Veriut kanë rifilluar bashkëpunimin për zhvillimin e projekteve të raketave me rreze të gjatë veprimi.

12:03
Me 25 makina kontrabandë në servis, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Një 38-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi iu gjetën në servis 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. 

11:59
Fjalimi i parë shqip në parlamentin e Serbisë së pasluftës, Shaip Kamberi flet para deputetëve serb

Shaip Kamberi guxoi të fliste shqip në parlamentin e Serbisë. Në fjalimin e tij, ai akuzoi shtetin serb për diskriminim ndaj shqiptarëve.

11:56
Situata me pandeminë/ Rama: Mbi 3600 mjekë marrin 1500 euro plus rrogës! Thirrje për kurimin në banesë: Bazohuni vetëm tek dy skemat e trajtimit

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët është ndalur tek pasqyra e punëve të bëra për pandeminë covid-19.

11:51
Strasburgu i thotë “Jo” ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj/ Procedurat e Vetingut ishin të rregullta

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg ditën e sotme ka rrëzuar çështjen e ngritur nga ish-Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, në lidhje me procesin e Vettingut të gjyqtarëve.

11:43
Skandali i Tires/ Rama: Arrestimet janë një mesazh i qartë! Autonomi të spitaleve, mjekët do paguhen me orë pune

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference live me gazetarët,  është ndalur tek arrestimet e bëra në radhët e bluzave të bardha pas rastit të sanitares Tire, ku mashtronte dhe merrte para nga qytetarët për tu kujdesur për pacientët me covid.

11:34
Efektet magjike që krijon bora në sipërfaqe të ndryshme (Fotot)

Përveç të ftohtit dhe vështirësive që sjell dimri, të gjithë bien dakord se magjia e borës është emocionuese.

11:32
Gjinushi kërkon “mbyllje” për dy javë, sa të ulen infektimet! Ja diskutimet në Akademinë e Shkencave

Pas shpërthimit të rasteve me COVID, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka propozuar që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese për të paktën 2 javë.

11:25
Pamjet/ U gjet i vdekur në bazën e Pashalimanit, identifikohet 60-vjeçari

60-vjeçari i gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në “Pashaliman”, Orikum është identifikuar si inxhinieri i bazës i quajtur Kostandin Kume.

11:17
Vendimi i Koresë së Jugut/ Fillon testimin për Covid të maceve dhe qenve

Qentë dhe macet shtëpiake në kryeqytetin e Koresë së Jugut do të testohen për Covid 19 nëse shfaqin simptoma.

11:13
Një yll në qiell me emrin tënd/ Astrofizikantja: Blerje abuzive, ky emër nuk njihet

Një dhuratë e personalizuar në qiell për personin e zemrës trendi më i ri i personazheve publikë. Secili nga ne dëshiron të bëjë dhuratën më magjike për personin e zemrës apo për dikë tjetër që na plotëson në mënyrën më të mirë të mundshme (për fëmijët, prindërit).

11:11
Pas Leonardo Di Caprios, edhe këngëtarja e njohur Ellie Goulding në mbrojtje të Vjosës

Pas aktorit Leonardo Di Caprio, fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur angleze Ellie Goulding.

11:04
FOTOT/ Pamje të frikshme, stuhia rrëzon pemët dhe shkatërron makinat në Stamboll

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e rëndë, me pemë dhe çati të rrëzuara.

11:04
Kamëz/ Shpërthim me eksploziv në një makinë, plagoset drejtuesi

Tiranë- Një shpërthim me eksploziv në një makinë ka ndodhur në qytetin e Kamzës ditën e sotme, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.

11:01
(Pamjet) Shuplaka dhe shtyrje/ Si reagojnë turqit kur nxjerr flamurin grek në mes të Stambollit?

STAMBOLL- Një “Youtuber” nga Turqia ka realizuar një eksperiment social, ku nxjerr në pah se si reagojnë qytetarët turq ku shikojnë një flamur të Greqisë.

10:58
Përktheu këngët në gjuhën e shenjave, Warren Snipe i la të gjithë pa fjalë me performancën në Super Bowl (Video Emocionuese)

Warren Snipe i la të gjithë pa fjalë me performancën e tij në Super Bowl…me shenja e buzëqeshje e  jo me zë.

10:55
Historia e veçantë e nënës që krijon kukulla ndryshe, për t’ia përshtatur vajzës me aftësi të kufizuara (Fotot)

Nëna donte të gjente një kukull për vajzën që nuk dëgjon, por pasa kërkimet vendos ta krijojë vetë. Tashmë ajo prodhon kukulla për fëmijët me aftësi ndryshe.

10:46
Fotot/ Rroba banje kokëposhtë, trendi i ri që pritet të pushtojë sezonin e verës

Kendall, Kylie dhe Kourtney kanë zgjedhur të veshin rrobat banjat ‘kokëposhtë’.

10:46
Hyri në zyrën e drejtorit të shkollës me armë, arrestohet i riu

Kosovë- Një person është arrestuar në Viti, pasi me armë në brez ka hyrë në zyrën e drejtorit të një  shkolle.

10:40
Veliaj: “Lagjja e re në Kombinat, për t’u patur zili; shtëpitë e rindërtimit do të jenë në pronësi të familjeve”

Shtëpitë që po ndërtohen me programin e rindërtimit do të jenë në pronësi të familjeve të prekura nga tërmeti, që në çastin kur ato do të marrin në duar kontratën e hipotekës dhe çelësat e banesës.

10:36
Vlorë/ Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Orikum

Një 60-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në “Pashaliman”, Orikum.

10:30
Ankimoi shkarkimin nga vetting-u, Strasburgu i thotë “Jo”! Rrëzohet padia e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg ditën e sotme ka rrëzuar çështjen e ngritur nga ish-Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, në lidhje me procesin e vettingut të gjyqtarëve.

10:30
Ministrja Kushi, takim me ambasadoren franceze në Tiranë: Do të bashkëpunojmë për arsimin midis dy vendeve

Ministrja e Arsimit, pas takimit thotë se do të forcojmë bashkëpunimin në çështjet e arsimit, sportit dhe rinisë.

10:23
Rreth 580 mijë euro për riparim të protezave për Invalidët e Luftës së UÇK-së

Qeveria kosovare do të investojë në ndihmë të invalidëve të Luftës së UÇK-së 578345 euro.

10:21
Varianti britanik i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në SHBA

Rastet e infektimit me variantin e ri, i cili konsiderohet më i rrezikshëm janë shtuar në Amerikë, sipas studimit.

10:17
Stuhia godet Stambollin, pemë e çati të rrëzuara

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e madhe, ku pemë e çati u rrëzuan.

10:13
U shkarkua nga vettingu, Strasburgu vendos sot për Altina Xhoxhaj

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut ne Strasburg ditën e sotme pritet të shpalle vendimin lidhur me ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, për çështjen e ngritur nga kjo e fundit në lidhje me procesin e vettingut të gjyqtarëve.

10:10
Amerikë/ Dy tigra në Indiana pozitivë me COVID

Dy tigra sumatran në kopshtin zoologjik të fëmijëve, “Fort Wayne” në Indiana kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

10:08
Çfarë rrezikojmë nëse hapin kodin 6-shifror që na vjen në Whatsapp? Eksperti sqaron mashtrimin

“Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Është urgjente!”

09:57
Rreth 8 milionë të prekur me COVID në Afrikë

Numri i të infektuarve me koronavirus në kontinentin e Afrikës ka arritur në 3.701.290.

09:57
Reshjet e dendura të shiut, sërish rrëshqitje në Currila! Dheu shembet mbi rrugë

Rrëshqasin përsëri dherat në zonën e Currilave. 

09:52
Probleme në Shkodër nga përmbytjet/ Rruga e Obotit e pakalueshme me mjete të larta, 2 shtëpi në ujë

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të jetë me probleme, ku sipërfaqja totale e përmbytur është 3685 hektarë.

09:51
Vajza e Kobe Bryant nis karrierën në modeling, çfarë mendon nëna e saj

Natalia Bryant nënshkroi kontratën me një kompani të madhe modelingu dhe nëna e saj krenare duket shumë krenare për të bijën.

09:42
Durrës/ Kapet me kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Maminas

DURRËS- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se është kapur me kokainë.

09:35
BE dakordësohet me Pfizer për 300 milionë doza të tjera të vaksinës

Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Pfizer dhe BioNTech për të shpërndarë 300 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre COVID-19, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

09:34
Rritet numri i viktimave nga COVID në shtetet arabe

Si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit 14 persona humbën jetën në Marok, 7 në Palestinë dhe 4 në Algjeri.

09:30
Familjet vazhdojnë të kthehen në shtëpitë e rindërtuara! Përlotet e moshuara në Ndroq, Rama: Shyqyr që po qan e shtëpinë e ke, se të qash kur nuk ke shtëpi është hall

TIRANË-Një tjetër banesë individuale nga Programi i Rindërtimit përfundoi në Ndroq të Tiranës.

09:28
Arrestimi i Kristi Çinarit në Kosovë, reagon policia

Tiranë – Policia e Tiranës, ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e Kristi Çinarit në Kosovë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”.

09:25
Tapë në timon, ngacmim seksual e vjedhje, tre të arrestuar në Tiranë

Tre persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme, ku njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

09:22
Veliaj poston videon nga “5 Maji”: “Lagjet e rindërtimit do shkruajnë historinë urbane të Tiranës”

Në lagjen e re që po ndërtohet te Bregu i Lumit në kryeqytet, në kuadër të projektit për Rindërtimin, puna vijon edhe natën që pallatet të jenë sa më shpejt gati. Në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti shumë shpejt të hyjnë në shtëpinë e tyre.