Ç’mendojnë disa nga banorët për sjelljen e Iglit brenda shtëpisë/ Semi: S’do ta prekësh fare. Më duket e çuditshme, por…

05/11/2021 22:51

Sjellja e Iglit është komentuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother Vip”. Igli ka pranuar se si konkurrentëve të tjerë edhe atij do u duhet pak kohë sa të kuptohen.

“Do na duhet pak kohë të kuptohemi dhe gjëra po ndodhin. Beniada nuk ndjehet pak mirë. Këtu Arbana sikur vdes njeri, njëri ikën edhe sikur vdes njeri”, tha Igli.

Edhe Semi ishte një ndër konkurrentet që ka pasur përplasje me Iglin, por deklaroi se tashmë është sqaruar. Semi tregoi se Iglit nuk i pëlqen ta prekin fare, me argumentin se është hapësira e tij personale dhe e respekton këtë gjë, paçka se i duket e çuditëshme.

E kam njohur edhe jashtë Iglin. Ai ka hapësirën e vet personale dhe nuk do ta prekësh. Igli e ka limitin aty e respektoj. Më duket e çuditshme, por jam ok”, tha Semi.

Ndërsa Beatrix është shprehur gjatë javës “Po pres të kthjellohet dhe ta kuptojë se çfarë ndodh këtu brenda”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel