“16 vjeçarja nga Durrësi punon për Poloninë nga shtëpia”, Rama para nxënësve: Me teknologji bëhen çudira sot

05/11/2021 17:47

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konsultim publik me nxënësit dhe studentët në Kamëz për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Rama tregoi se sot mund të bëhen çudira falë njohurive në teknologji, ku ka shumë të rinj që punojnë në tregjet ndërkombëtare nga shtëpia.

Ndër të tjera, tregoi bisedën me një nxënëse në Durrës, e cila i tregonte se kishte 5 vjet që punonte për Gjermaninë dhe Poloninë nga shtëpia.

Rama: Përmes njohurive mbi teknologjinë, njeriu sot mund të bëjë çudira, pavarësisht nëse është në Kamëz, Gjermani apo Amerikë. Me këtë gjuhë është i pranishëm në një treg që është më i madhi sot global, i të gjithë aktivitetit dhe shërbimeve që bëhen online. Edhe në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka pasur sistem të organizuar dhe mbështetje për ata që janë futur në këtë rrugë, ka jo pak të rinj që sot punojnë në tregjet ndërkombëtare duke qëndruar në shtëpi.

Në një konsultë në Durrës, një vajzë 16 vjece na tregoi se kishte 5 vjet që punonte për Poloninë, Gjermaninë dhe punonte nga shtëpia me kompjuterin e vet. Pra që në moshën 11 vjec. Kjo është norma në atë pjesë të botës rinore që merret me kodimin, programimin e tregun online.

Top Channel