Gjirokastër/ Ndalohet 30-vjeçari i dënuar me një vit burg, referohen materialet në Prokurori edhe për 3 persona

05/11/2021 19:27

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur ndalimin e një 30-vjeçari, i cili ishte dënuar me 12 muaj burg për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin shtetasit Thanas Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas është dënuar me 12 muaj burg në bazë të vendimit të  Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë””, njofton policia.

Gjithashtu po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për  shtetasit:

Q.G., 38 vjeç; S. S., 58 vjeç dhe R. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi janë kapur duke prerë pyje (dru) në vendin e quajtur “Gropa e Odries”, fshati Labovë e Zhapës, Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 m3 dru.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel