Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm deri pasdite kur pritet dhe fillimi i reshjeve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rrije të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 28°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rrite lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07°C në 17°C dhe në zonat e ulëta nga 09°C në 21°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel