Nisi me një barazim 1-1, java e 11-të e Bundesligas mes Mainz dhe Borussia Monchengladbach që ndanë nga një pikë në duelin e Meëa Arena, me Mainz që e mbajti pas në renditje Gladbach edhe pas këtij raundi.

Gafa e portierit Zentner i dha mundësinë miqëve të zhbllokonin shifrat në minutën e 38-të me Neuhaus, por pavarsisht se Gladbach iu afrua golit të dytë në disa raste ishte Mainz që gjeti rrugën e rrjetës 15 para fundit me zviceranin Widmer i cili i dha një pikë Mainz-it në këtë duel të vështirë përballë një rivali që synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Top Channel