Fiks Fare/ Lindur në Tepelenë banues në Tiranë, gjendjes civile e dërgon në Papër-Cërrik pa dijeninë e tij

05/11/2021 20:40

Pëllumb Aliaj i lindur dhe i rritur në Buz të Tepelenës tregon për emisionin Fiks Fare se që prej vitit 2010 rezultonte banor i Njësisë Administrative nr.5 në qytetin e Tiranës në bazë të një kontrate qiraje që kishte vënë në dispozicion për regjistrimin e vendbanimit të tij në gjendje civile.

Prej vitesh zotëria ka marrë çdo shërbim të nevojshëm pranë kësaj gjendje civile, në momentin që zotërisë i duhej të rinovonte pasaportën, punonjësit e gjendjes civile i thonë se nuk mund të merrte më shërbime aty, sepse kishte kaluar banor në fshatin Papër të Cërrikut Bashkia Elbasan. Pëllumbi thotë se ai nuk ka lidhje me atë zone, madje as nuk ka qenë ndonjëherë dhe se nuk ka bërë asnjë aplikim për lëvizje të tillë.

Për të parë se çfarë ka ndodhur në të vërtet me ndryshimin e adresës së vendbanimit të z. Pellumb Aliaj gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan Gjendjes Civile nr.5 Tiranë, për të pyetur se nga kush është bërë kjo lëvizje. Punonjëset thanë se nuk është përgjegjësi e tyre, pasi kjo lëvizje nuk është bërë nga zyra e tyre, por nga sistemi i adresave në varësi të Ministrisë së Brendshme konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Duke qenë se në bazë të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010 vërtetohet se Pëllumb Aliaj është banor i Njësisë Bashkiake nr 5 dhe së fundmi ka rezultuar banor i Cërrikut qarku Elbasan, lëvizje kjo pa dijeninë e vetë shtetasit, redaksia e Fiks Fare përmes një kërkese për informacion ju drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për t’u informuar se me kërkesë të kujt është bërë kjo lëvizje dhe përse duhej të dërgohej në Cërrik-Elbasan dhe jo në vendlindjen e tij,pas përfundimit të kontratës së qirasë. Pa asnjë shpjegim tjerër shoqërues në kthim përgjigje u tha se “Rasti u zgjidh, nga zyra përkatëse e Gjendjes Civile si dhe u njoftua edhe vetë shtetasi.” Duke falenderuar Fiks Fare qytetari thotë se nga zyra e kësaj gjendje civile është njoftuar për ndryshimet e reja dhe se i ishte thënë se kishte qenë vetëm një problem teknik.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel