Një litër vaji ulliri këtë vit do të kushtoj 200 Lekë më tepër. Shaqir Subashi, 10 vite më parë u kthye nga emigrimi për tu marrë me bujqësi, në ullishten e tij numërohen 400 rrënjë ullinj të varieteteve të ndryshme. Fermeri nga Vora thotë se për të muaji  nëntor është më I lodhshëm, por edhe më i arti për sa i përket financave.

Subashi: Kam qenë emigrant në Greqi, për  3 vjet kam punuar në bujqësi, ndërsa 7 vite në ndërtim. U shkëputa dhe vendosa të kthehesha përgjithnjë në Shqipëri.

Përse u ktheve?

Subashi: Në Greqi nuk kishte më punë dhe u ktheva.

Sa ullinj ke dhe çfarë lloji varieteti?

Subashi: Kemi 5-6 lloje të ndryshme që nga ulliri shekullor, beratit, dhe ulliri më i mirë për vaj.

Sa rrënjë ke?

Subashi: Afërsisht 400 rrënjë ullinj.

Tregu dhe çmimi kësaj here nuk do të jetë shqetësimi i fermerëve. Ullinjtë këtë vit kanë prodhuar sa gjysma e sasisë së vitit të shkuar, ndërkohe që kërkesat për vaji ulliri vendas janë në rritje.

Tregun e ke siguruar?

Subashi: Po, pasi vajin e shes në fabrikë dhe këtë vit është 100% i shitur. Këtë vit ka shumë pak prodhim nëse e krahasojmë më vjet. Vjet bëra 13 kuintal vaj ndërsa këtë vit besoj do të bëj 7 kuintal. Vjet e shita 6-7 mijë Lekë litra i vajit të ullirit, ndërsa këtë vit do ta shes me 8 mijë Lekë. ”

Konsumatori kërkon produkte cilësore, për këtë arsye shumë klientë të Shaqirit kërkojnë të jenë prezentë në fabrikë gjatë momentit që nxirret vaji i ullirit.

Top Channel