E hënë, 11 Korrik 2022
17:06
Fotoja e 6-vjeçarit që tronditi botën bëhet simbol i agresionit rus në Ukrainë

Një fotografi e 6-vjeçarit Vlad duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, në oborrin e shtëpisë në Buça të Ukrainës tronditi botën.

16:55
Fitoi tre medalje në Botëror, kush i mori lekët e Briken Caljes?!

Peshëngritja është një nga sportet që në vitet e fundit i ka sjellë shumë suksese vendit tonë, por në pjesën më të madhe të rasteve sportistët që kanë arritur të nderojnë flamurin dhe kombin nuk kanë marrë mbështetjen e duhur financiare.

16:41
Sulm me raketa shkollës dhe godinës së banimit në Kharkiv, të paktën tri viktima

Zyrtarët ukrainas njoftuan se forcat ajrore ruse shkatërruan një shkollë dhe një ndërtesë banimi në Kharkiv të hënën herët në mëngjes, duke vrarë të paktën tre persona e plagosur 28 të tjerë.

16:35
Rusia thjeshtëson aplikimin që ukrainasit të marrin shtetësinë ruse

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi këtë të hënë një dekret për të thjeshtuar procesin e marrjes së shtetësisë ruse për të gjithë banorët e Ukrainës. 

16:31
Vrasësi i Shinzo Abe kreu aktin se ish-kryeministri kishte manipuluar nënën e tij financiarisht në kultin fetar (fotot)

Burri i arrestuar për vrasjen Shinzo Abe ka deklaruar se ish-lideri japonez drejtonte një kult fetar që solli shkatërrimin financiar të nënës së tij, shkruan agjencia Reuters, dhe se kishte shpenzuar muaj të tërë në planifikimin e sulmit me armën e prodhuar artizanalisht.

16:19
Ulen testimet, 192 qytetarë të infektuar me Covid dhe asnjë humbje jete

Në 24 orët e fundit në vend janë ulur testimet për Covid në 561, ku 192 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

16:18
Mesjava europiane e ekipeve shqiptare, të gjitha ndeshjet që transmetohen në SuperSport

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi i bardhë në takimin e parë të raundit të parë në Conference League përballë ekipit malazez të Iskras.

16:17
BE-ja i kthehet vaksinave anti-Covid: Merrni dozën e dytë shtesë!

Në mesin e rritjes së rasteve në mbarë Bashkimin Europian, agjencitë e shëndetësisë së BE-së rekomanduan që autoritetet në 27 shtetet e bllokut të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së dozës së dytë përforcuese për të gjithë personat nga mosha 60 deri në 79 vjeç, por edhe për kategori të tjera të rrezikuara.

16:06
​Kosova pret dy gazetare ukrainase

Mesditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur gazetaret e radhës ukrainase, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash, si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

15:47
Miliarderi Bernie Ecclestone akuzohet për evazion fiskal, fshehje asetesh pas deklaratave pro-Putin (fotot)

Ish-pronari i F1 Bernie Ecclestone, pritet të akuzohet për evazion fiskal të mbi $500 milionë aseteve të fshehura, pas një investigimi të gjykatave britanike.

15:44
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, Arben Grori vijon përballjet për rishikim të vendimit

Arben Grori i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në Itali vazhdon përballjet me gjykatat për rishikim të vendimit.

15:39
Hakmarrja e prindit/ E përjashtoi të birin se nuk u kujdes kur ishte i sëmurë

Një i ri i cili braktisi prindërit gjatë pandemisë u përjashtua prej tyre nga e drejta për të trashëguar një apartament me sipërfaqe 50 m 2 në rrugën “Ali Demi” dhe shkak ishte indiferenca e tij për tu kujdesur për të moshuarit.

15:33
Fasoneritë, punëtorë nga Azia: Për bangladeshasit, Shqipëria, trampolinë për të ikur drejt Europës”

Fasoneria është një nga sektorët me zhvillimin dhe rritjen më të shpejtë gjatë 2022-it në ekonominë shqiptare.

15:21
Në shkollë 5 vjeç/ Kushti i Ministrisë së Arsimit: Nëse mbushin 6 vjeç brenda vitit

Me nisjen e vitit të ri shkollor në 12 shtator, Ministria e Arsimit propozon që të ndryshojë mosha kur nxënësit kanë të drejtë të ndjekin arsimin fillor dhe të pranohen në klasë të parë edhe fëmijët 5-vjeçarë. 

15:15
Euro zbret në 118 lekë/ Kursi i këmbimit me lekun është gjithmonë drejt rënies

Monedha europiane vijon të zhvlerësohet në tregun e këmbimit valutor kundrejt lekut.

15:13
Shumë shpejt kemi dasmë? Sara Hoxha ka më në fund një përgjigje, që me siguri as Ledri Vula s’e pret!

Sara Hoxha vjen në intervistën e saj të parë, ekskluzivisht për “Goca & Gra”, një intervistë që do të transmetohet në 27 korrik, siç thuhet edhe në faqjen zyrtare të Top Channel në Instagram.

15:11
Tre vrapues goditen nga brirët e demave në festivalin e Pamplona, para dueleve vrasëse në arenë (Video-fotot)

Një amerikan dhe dy spanjollë e pësuan sot duke u shpuar nga brirët e demave në vrapimin e emocionues festivalit të San Fermin në rrugët e kalldrëmta të Pamplona.

15:06
Fëmijët po preken nga Covid/ Çdo ditë në pediatri shtrohen 5 fëmijë që kërkojnë trajtim spitalor

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus  tek të rriturit është shoqëruar edhe me  infektimin e fëmijëve të vegjël.

15:05
Mijëra gjoba në një javë/ U ndëshkuan 3 mijë shoferë, 30 të dehur e pa patentë u arrestuan

Më shumë se 3 mijë e 300 shkelje rrugore janë konstatuar vetëm në një javë nga policia rrugore e Tiranës ku kryeson ajo e përdorimit të aparatit të celularit në drejtimin e mjetit si edhe shpejtësia tej normave të lejuara, të dyja shkelje shumë të rrezikshme dhe shkaktare të aksidenteve të rënda.

14:48
“Rusia nuk mposhtet, qullash”, ish-e dashura e Don Xhonit ofendon keq reperin

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve.

14:36
Zbulohet kuptimi i veçantë, çfarë fshihet pas tatuazhit në këmbën e yllit të Chelsea-t?

Ylli i Chelsea-t dhe Anglisë, Ben Chilwell ka tatuazhe të shumta në trupin e tij që mbartin kuptime të veçanta.

14:25
Trazirat në Sri Lanka/ Çfarë po ndodh brenda pallatit presidencial, vendasit çuditen nga ndërtesa

Rashmi Kavindhya thotë për BBC se nuk kishte ëndërruar kurrë në jetën e tij se do të hynte brenda rezidencës zyrtare të presidentit të Sri Lankës në Colombo.

14:12
Tre skuadra në garë, e ardhmja e Brojës vendoset deri në fund të muajit

Armando Broja bashkohet këtë javë me Chelsea-n në përgatitjet verore që londinezët po kryejnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë e ardhja pritet të mos jetë nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel.

14:08
Jeni gati për “Gjon Mili, Jazz&Blues Festival”? Njihuni me artistët që do performojnë në Tiranë dhe Korçë

Në datat 12, 13, 14, korrik vjen në Tiranë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” si dhe në Korçë në datat 15-16 Korrik.

14:04
“Mund të kishin shpëtuar nëse…”/ Zjarrfikësi që mbeti i lënduar tregon momentin e ndërhyrjes, pasi dy persona ranë në pus në Mallakastër

Ditën e djeshme ndodhi një ngjarje e rëndë në Lofkënd të Mallakastrës ku dy persona mbetën të bllokuar brenda një pusi dhe fatkeqësisht njëri prej tyre humbi jetën.

14:01
Qeveria gjermane e shqetësuar, reduktimi i gazit nga Rusia mund të bëhet i përhershëm

Furnizimi me gaz rus në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit “Nord Stream 1” në Detin Baltik është ndërprerë për 10 ditë.

13:45
Polonia: Muri zvogëloi fluksin e migrantëve nga Bjellorusia

Numri i migrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin nga Bjellorusia në Poloni, ka rënë për gati dy të tretat qëkur autoritetet polake kanë ndërtuar një mur përgjatë kufirit.

13:42
Zyrtare, Fulham City firmos me mesfushorin e United

Fulham City ka rënë dakord për një marrëveshje prej 10 milionë paundësh, përfshirë bonuset, për mesfushorin e Manchester United dhe Brazilit, Andreas Pereira.

13:37
“O Zot!”/ Momentet dramatike kur turistët i shpëtojnë ortekut, njëri prej tyre arrin ta filmojë (Video)

Dhjetë turistë arritën të mbijetonin pasi një ortek i madh  përfshiu malet Tian Shan në Kirgistan.

13:29
Balla në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi në Athinë: Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare javën e ardhshme lajm i mirë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë.

13:19
Vritet nga predha ruse kampionia ukrainase e kërcimit (Fotot)

Anton Gerashchenko, këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka njoftuar vdekjen e një balerineje të re ukrainase.

13:13
Shijojeni shtrirë në shezlongë, një koktej i personalizuar për çdo shenjë të zodiakut!

Përpara një kokteji të mirë askush nuk përmbahet, veçanërisht nëse mund të jetë e dobishme për të rikuperuar humorin e mirë pas një dite plot tension dhe stres.

13:05
Nord Stream nis mirëmbajtjen vjetore, Evropa shqetësohet për ndërprerjen e gazit

Nord Stream 1, gazsjellësi më i madh i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, filloi sot mirëmbajtjen vjetore, gjë që sjell pezullimin e punës për të paktën 10 ditë.

12:59
Kaq e pat dhe romanca e shkurtër e Pique, futbollisti tenton të rikthehet me Shakirën

Saga e vazhdueshme mes Shakira-s dhe Gerard Pique ka marrë një kthesë të re.

12:39
Fëmija jashtë makinës rrugëve të Tiranës/ Gjobitet shoferi, policia publikon videon

Një rast i rëndë i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor është bërë publik nga policia rrugore e kryeqytetit.

12:18
Vodhën me dhunë banesën e të moshuarës, arrestohet 27 vjeçari në Pukë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi më 20.08.2020 në fshatin Kqirë të Pukës vodhi një shumë parash nga banesa e një të moshuare.

12:04
“Hajde se më duhen lekë!”/ Si u vodh nafta në ekskavatorin për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës

Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për vjedhje nafte në një ekskavator të parkuar që shërbente për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.

11:53
Sekretarja e Jashtme britanike i bashkohet garës për kryeministër pas dorëheqjes së Johnson

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, iu bashkua të hënën garës për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Truss, e cila ka mbajtur poste ministrore në disa departamente qeveritare, duke përfshirë tregtinë, drejtësinë dhe thesarin, tha se do t’i ulë taksat dhe se do të mbajë një qëndrim të […]

11:52
Shkolla e re në Dritas, Veliaj: Gati për të pritur nxënësit në shtator, e njëjta cilësi si në qendër edhe në periferi të Tiranës

Shkolla e re e fshatit Dritas, pjesë e buqetës së 40 shkollave të reja në Tiranë, po ngrihet më e bukur dhe më e fortë, gati të presë nxënësit në shtator.

11:47
Fluks i lartë në portin e Durrësit, fundjava solli mijëra vizitorë

Kjo fundjavë ka pasur një fluks të lartë hyrjeje dhe daljeje në portin më të madh në vend, ai i Durrësit.

11:33
Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Dy persona, përkatësisht 31 dhe 34 vjeç  janë arrestuar nga policia, pasi transportonin gjashtë emigrantë të paligjshëm përkundrejt fitimit në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

11:31
Vjedhje nafte në mjetin për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës/ Gjykata e Tiranës lë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën

Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për vjedhje nafte në një ekskavator të parkuar që shërbente për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.

11:21
Kritikët e “përndjekin” përsëri, por ish-lojtari i Juventus i del në mbrojtje Pogba-s

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Juventus, me francezin i cili u rikthye në Torino pas 6 vitesh.

11:18
Rimarrja e jugut të Ukrainës, organizohen një milion vendas

Ukraina po mbledh një forcë prej një milion njerëzish të pajisur me armë perëndimore për të rimarrë  jugun e vendit, ka thënë ministri ukrainas i Mbrojtjes.

11:11
Vepra të ndryshme penale, një person i arrestuar dhe pesë nën hetim në Vlorë

Një 29 vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën disa doza lëndë narkotike cannabis sativa. Policia i sekuestroi të riut me iniciale H. G., kanabisin që iu konstatua.

11:04
“Le të lutemi së bashku!” Papa Françesku mesazh në rusisht kundër luftës në Ukrainë

Papa Françesku ka postuar në Twitter një mesazh kundër luftës në Ukrainë, por në gjuhën ruse.

10:53
Shpërthimi i Covid/ Mbyllen ambientet e lojërave të fatit në qendrën më të madhe në botë

Makau mbylli këtë të hënë të gjitha kazinotë e saj, kjo ndodhi për herë të parë në më shumë se dy vjet pas shpërthimit të koronavirusit në qendrën më të madhe të lojërave të fatit në botë.

10:46
Bombardimet në një bllok banesash në Dontesk, shkon në 18 numri i të vrarëve

Numri i të vrarëve nga bombardimet e apartamenteve në Dontesk të Ukrainës është rritur në 18, sipas autoriteteve ukrainase.

10:40
Rikthehen dasmat në SHBA/ 500 çifte kurorëzohen njëherësh në New York

Rreth 500 çifte dasmat e të cilëve ishin anuluar  për shkak të pandemisë morën  pjesë në një ceremoni martesore simbolike në Qendrën Lincoln në Nju Jork.

10:39
Sekretarja e Jashtme britanike i bashkohet garës për vendin e kryeministrit Boris Johnson

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, iu bashkua të hënën garës për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

10:30
Kina shtyp protestën masive, njerëzit kërkojnë kthimin e kursimeve të jetës nga bankat

Autoritetet kineze të Hong Kongut të dielën shpërndanë me dhunë një protestë paqësore nga qindra njerëz të cilët më kot, kërkuan të merrnin kursimet e tyre të jetës nga bankat që janë përballur me një krizë të thelluar të parave.

10:29
Kampione e Wimbledon, Rybakina pyetet për luftën Rusi-Ukrainë/ Ja si përgjigjet tenistja

Elena Rybakina është tashmë pjesë e historisë në tenis, me 23-vjeçaren e cila triumfoi në Wimbledon për herë të parë në karrierë, pasi mundi tunizianen Ons Jabeur në finale.

10:23
Skandali me Uber/ Publikimi i dosjeve zbulon se si politikanët kryesorë ndihmuan fshehurazi kompaninë

Publikimi i disa dosjeve konfidenciale ka zbuluar historinë e brendshme se si gjiganti i teknologjisë Uber shkeli ligjet, mashtroi policinë, shfrytëzoi shoferët dhe loboi fshehurazi me qeveritë gjatë zgjerimit të tij agresiv global.

10:22
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 23 vjeçari së bashku me dy persona të tjerë në Vlorë

Një 23-vjeçar nga Tepelena është arrestuar pasi lëvizte me armë zjarri në makinë, njëkohësisht janë vënë në pranga edhe shoferi i mjetit së bashku me pasagjerin për moskallëzim krimi në Vlorë.

10:19
Çfarë na tregoi Beatrix Ramosaj me postimin e saj më të fundit?

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.

10:01
“Pas kësaj buzëqeshjeje ka shumë plagë…”, Fifi reagon pas shumë kritikave në rrjete sociale

Fifi është një ndër artistet më të pëlqyera nga ndjekësit me muzikën e saj, por gjithashtu së fundmi është folur shumë për jetën e saj personale.

10:00
Partia e ish-kryeministrit të vrarë dy ditë më parë fiton zgjedhjet në Japoni

Dy ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, partia Liberale Demokratike sipas sondazheve ka fituar sërish shumicën e vendeve në parlamentin japonez.

09:54
Dita më nxehtë e vitit në Britani/ Temperaturat pritet të shkojnë 33 gradë C

Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit deri më tani, në Britaninë e Madhe, pasi temperaturat pritet të arrijnë 33 gradë C.

09:34
Bota pritet të ketë 8 miliardë banorë këtë vit

Popullsia e botës pritet të arrijë në tetë miliardë banorë më 15 nëntor të këtij viti, parashikojnë Kombet e Bashkuara.

09:27
27 vite nga masakra e Srebrenicës/ Mbi 1,200 viktima ende të zhdukura

Sot bëhen 27 vite nga masakra e Srebrenicës, ose siç ndryshe edhe Tragjedia e Bosnjës. 

09:21
Vodhi varësen e një gruaje, arrestohet 25 vjeçari në Elbasan

Një 25 vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur varësen e një shtetasje në Elbasan.

09:12
Man. UTD dhe Arsenal “përplasen” për talentin që shkelqeu te Southampton

Kyle Walker-Piter është një nga emrat më të lakuar për të ndryshuar ambient sezonin e ri.

08:54
Situatë alarmante, zjarret masive rrezikojnë pemët më të mëdha në botë

Një zjarr i madh në Kaliforni po kërcënon pyllin gjigant në Parkun Kombëtar Yosemite. Zjarri i Washburn është dyfishuar në përmasa gjatë 24 orëve të fundit dhe tani  ka djegur 1,591 hektarë.

08:45
Leeds United i jep “asist” Milanit për sulmuesin e talentuar belg

Milan vijon të bëjë presion për të marrë shërbimet e yllit të Club Brugge, Charles De Ketelaere dhe palët janë gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje.

08:32
Pas periudhës së vështirë të infektimit me Covid, mbreti i Marokut bën daljen e parë publike

Mbreti Mohammed VI i Marokut mori pjesë në ritualet për festën myslimane të Kurban Bajramit, thanë media zyrtare, në daljen e tij të parë publike që nga rikuperimi nga COVID-19.

08:30
Tregu i transferimeve, “kampionati” i preferuar i Benfica-s

Benfica është një nga skuadrat më të njohura në Portugali dhe jo vetëm. Trofetë nuk mungojnë, ndërsa klubi portugez është ndër më “të pasurit” në botën e futbollit.

08:25
Balotelli e “shet” veten në La Liga, mesazhi enigmatik në Instagram

Mario Balotelli e ka lënë të hapur të ardhmen e tij. Sulmuesi ka publikuar një histori në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën pyet ndjekësit nëse do të dëshironin ta shihnin të luante në La Liga.

08:12
Ish-kancelari gjerman refuzon të ndërpresë lidhjet me Putinin

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha se dëshiron të mbajë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht presionit që të ndërpresë miqësinë me të, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

08:09
Mesfushori i Arsenalit drejt kalimit te Roma: Kam folur me Mourinhon

Pas Nemanja Matiç, Roma kërkon një tjetër mesfushor, i cili ashtu si serbi, mund të vijë nga Premier League. Bëhet fjalë për Lucas Torreirën, mesfushor uruguaian, i cili është në pronësi të Arsenalit.

07:53
Kthjellime dhe vranësira, moti për ditën e sotme

Moti për këtë fillim jave në vendin tonë do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat juglindore.

E diel, 10 Korrik 2022
23:01
Petkov: Shkupi të pranojë propozimin francez

Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov tha të dielën se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht i mirë për Sofjen.

22:55
Chelsea i vë çmim Azpilicuetas, Barça s’mund ta marrë falas

Barcelona kërkon me çdo kusht një tjetër lojtar të Chelsea-t. Pasu u rrëmbyen bluve të Londrës danezin Andreas Christensen, “blaugranat” synojnë të firmosin edhe me spanjollin César Azpilicueta, me të cilin kanë arritur një marrëveshje paraprake për një pagë që shkon 13 milionë euro në sezon, më e larta nga shifra që përfiton te Chelsea.

22:32
Luis Suarez te Monza? Galliani s’e mohon idenë e çmendur

Luis Suarez është një nga emrat e mëdhenj që përflitet për të përforcuar sulmin e Monzas. Pas Icardit, Dybalas dhe Cavanit, edhe sulmuesi i sapolarguar nga Atletico e Madridit duket se ka përfunduar si objektiv i Adriano Gallianit.

22:23
Misteri i anijes Mati 1976…

Sa i bukur është deti, por kështu thonë të gjithë kur i kanë këmbët në tokë..

22:14
Zgjerohen kërkimet arkeologjike në Shqipëri

Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në Shqipëri pas heqjes së masave të pandemisë së koronavirusit. Gërmime, por edhe analiza shkencore, po kryhen në disa nga qytete antike dhe qendrat arkeologjike të përfshira në mbi 30 projekte.

21:52
42 vjeç, në pasarelë si model për shtëpi mode në javën e modës në New York!

Këtë shtator, Elton Ilirjani ngjitet ne skenën e javës së modës në New York.

21:37
Chelsea i vë çmim Azpilicuetas, Barça s’mund ta marrë falas

Barcelona kërkon me çdo kusht një tjetër lojtar të Chelsea-t. Pasu u rrëmbyen bluve të Londrës danezin Andreas Christensen, “blaugranat” synojnë të firmosin edhe me spanjollin César Azpilicueta, me të cilin kanë arritur një marrëveshje paraprake për një pagë që shkon 13 milionë euro në sezon, më e larta nga shifra që përfiton te Chelsea.

21:26
I shpërtheu bombola e gazit, 60-vjeçarja mbërrin me djegie trupore në spitalin e Maliqit

Një grua 60-vjeçare është lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, në banesën e saj në Maliq.

21:14
​Statistika të frikshme në Kosovë, gjashtë persona me infarkt në ditë, prek edhe 30-vjeçarët

Numri i pacientëve që preken nga infarkti në Kosovë është rritur ndjeshëm. Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në tre muajt e fundit kanë kërkuar ndihmë 561 pacientë me infarkt, ose 6 pacientë në ditë.

21:00
Djokovic fiton Wimbeldon/ Tensiti serb fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Nick Kyrgios

Tenisti serb Novak Djokovic fiton për herë të shtatë turneun e Britanisë së madhe, Wimbeldon.

20:48
Mali i Zi, presidenti Gjukanoviç tërheq mbështetjen për qeverinë e kryeministrit Abazoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe Partia Social Demokrate (DPS) e drejtuar prej tij kanë tërhequr mbështetjen për qeverinë e Malit të Zi e udhëhequr nga Dritan Abazoviç.

20:36
Superushqimi i “yjeve” të futbollit, e konsumojnë Messi, Ronaldo, Benzema…

Lojtarët e futbollit po i japin rëndësi të madhe ushqimit. Prej disa muajsh është e zakonshme të flitet për superushqimet.

20:23
Video/ Mbetën të bllokuar për disa orë në zonën mes Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë

Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar për disa orë për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur Curraj i Epërm, janë shpëtuar nga policia .

20:07
Ka ende “besnik” të librit/ Në kryeqytet të gjitha njësitë kanë biblioteka, rritet interesi për të lexuar

Libri është miku ynë më i mirë. Ndonëse shumë janë të përqendruar tek teknologjia, një pjesë e mirë e shoqërisë mbetet ende besnike ndaj librit. Ndaj zgjedhin që një pjesë të kohës ta kalojnë pranë bibliotekave në Tiranë.

19:55
Xhaxhai gjen nipin 17-vjeçar të mbytur në një rezervuar në Tiranë

Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e kësaj të diele në fshatin Vrap të Tiranës.

19:53
Festa e diplomimit/ Rikthehet tradita e gjimnazistëve pas dy vitesh pandemi

Tradita e ceremonive të diplomimit u rikthye pas dy vitesh shkëputje nga pandemia e covid-19.

19:45
Lufta shtrenjton grurin shqiptar/ Pas 30 vitesh, çmimi arrin në 50 lekë për kilogram

Miliona ton grurë prej muajsh janë bllokuar në portet e Ukrainës që nga nisja e pushtimit rus. 

19:41
Gjermanët “pushtojnë” Tiranën/ Turistët e huaj vizitojnë pjesën historike të qytetit dhe fshatrat

Ndalesa e parë që bëjnë shumë turistë  sapo shkelin në Tiranë, është qendra e informacionit “Infopoint” ku marrin të dhëna për vendodhjen e vendeve që duan të vizitojnë.

19:37
Divorc te noteri/ Nisma e re, me akt-marrëveshje palët ndahen me konsensus, shmanget gjykata

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri.

19:32
Mbyten në pus nga gazi/ Rrëzohen dy punëtorët në Mallakastër, njëri humbi jetën

Pastrimi i pusit i ka kushtuar jetën 38-vjeçarit Besnik Veliaj nga fshati Lofkend i Mallkastërës, ndërsa bashkëfshatari i tij Bledar Bregu mundi të shpëtojë.

19:15
Tre aksidente në pak orë, 18-vjeçari me motor përplaset me shtyllën në Shkodër

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Shkodër, ku ka mbetur i lënduar një 18-vjeçar.

19:08
Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në trazirat e Shri Lankës

Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të ketë kontribuar në trazirat e Shri Lankës, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shprehu shqetësimin se kjo gjendje mund të çojë në kriza të tjera në botë.

18:51
Ëndrra e Kyrgios shuhet në finale, Djokovic “mbret” në Wimbledon

Novak Djokovic “mbret” i Wimbledonit për të shtatën herë në karrierën e tij. Tenisti serb nuk gaboi në finale përballë Nick Kyrgios, duke e mposhtur tenistin serb në finale e turneut më prestigjioz në botë 3-1 me sete, 4-6, 6-4, 6-3 dhe 7-6.

18:28
Prodhuesit e makinave dhe pajisjeve elektronike vuajnë nga mungesa e mikroproçesorëve

Prodhimi i makinave ka ngecur. Dërgesat e enëlarëseve, frigoriferëve dhe pajisjeve të videolojërave po përballen me vonesa.

18:15
Klopp kujton tmerrin e Parisit: Humbja problemi më i vogël, si më mashtruan familjarët

Jurgen Klopp i është rikthyer finales së Champions League, që Liverpooli e tij e humbi 1-0 kundër Realit të Madridit. Trazira të shumta ndodhën në Paris, me tifozët anglezë që përjetuan momente tmerri më 28 maj.

18:02
Aksident në Sarandë, “Audi” përplaset me një mjet tjetër, lëndohet një vajzë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Sarandë.

17:48
Grupi i parë i ushtarëve ukrainas fillon stërvitjen në Britani

Grupi i parë prej 10,000 rekrutësh ushtarakë ukrainas që pritet të trajnohen në Mbretërinë e Bashkuar në muajt e ardhshëm kanë mbërritur në Britani dhe kanë filluar stërvitjet, tha Ministria e Mbrojtjes.

17:35
Aksident në Korçë, makina përplas 12-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Voskop-Korçë, ku ka mbetur i plagosur një i mitur.

17:20
Leclerc fantastik, thyen Verstappen në Austri. Ferrari tjetër në flakë

Charles Leclerc i Ferrarit ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1. Max Verstappen (RedBull) u rendit në vend të dytë, teksa podi u kompletua nga Lewis Hamilton (Mercedes).

17:15
Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme dhe rivaliteti saudito-iranian

Presidenti Joe Biden do të vizitojë javën e ardhshme Lindjen e Mesme, një rajon që po përjeton ndryshime të shpejta gjeopolitike.