12:38
Skandali i përgjimeve në Greqi! Del lista me 33 emra, mes tyre ministra, politikanë dhe drejtues mediash
Greqia është tronditur nga një kthesë e re që ka marrë skandali i përgjimeve pas publikimit nga gazeta opozitare “Documento“, të një liste të re me 33 emra të zyrtarëve qeveritarë, politikanëve të opozitës , gazetarëve dhe biznesmenëve që duket, sipas gazetës, se u gjetën me gjurmë të softuerit ilegal Predator në telefonat e tyre, duke qenë në shënjestër të përgjimeve.