Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në Maliq, në afërsi të fshatit Zvezdë me pasojë një të lënduar.

Mësohet se një mjet me drejtues A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ky 27-vjeçari ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel