E mitura që u rrit në strehën antitrafik/ Ëndrrat e 18-vjeçares që jeton në një qendër pasi u abuzua nga i ati

06/11/2022 19:58

Ishte vetëm 12 vjeçe kur jeta e saj do të merrte tatëpjetën.

U ngacmua seksualisht nga babai ndërsa ky i fundit synonte ta trafikonte në vendin fqinj. Historinë e saj fillimisht nuk e besoi askush.

Prej 4 vitesh, sot 18 vjeçe, jeton në një strehëz për personat në rrisk trafikimi. Dhimbja e rriti para kohe, por sot ka ëndrra ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Në kuadër të muajit antitrafik aktivitetet sensibilizuese synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për denoncim dhe mbrojtjen e të miturve.

Duket se vitin e fundit ka një numër në rritje të të miturve të trafikuar, por si sipas specialistëve antitrafik, kjo vjen edhe si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit për denoncimin e rasteve.

 

Top Channel