Festivalit ndërkombëtar i Teatrit në Gjirokastër i bashkohen shtatë trupa teatrore shqiptare

06/11/2022 20:14

Shtatë trupa teatrore shqiptare ju bashkuan këtë vit edicionit të tretë të Festivalit mbarëkombëtar të Teatrit në edicionin “Ndrek Luca”.

Çdo vit festivali ka përzgjedhur për të nderuar një mjeshtër të skenës për të evidentuar arritjet skenike dhe prurjet në role.

Ky edicion i vendosur në teatrin e restauruar rishtas të Gjirokastrës u çel me veprën e regjisorit Milto Kutali “Buzëqeshja e hidhur”.

Drama e autorit Hysni Koka është interpretuar nga teatri i Gjirokastrës dhe solli për herë të parë në skenë prurje në aktorë të rinj ,të teatrit, që e priste rivitalizimin prej dekadash.

Netët në vijim në skenën e festivalit do të ngjiten edhe trupat e teatrove të Mitrovicës, Tiranës, Durrësit, Vlorës, Fierit si dhe teatri shëtitës “Çajupi”.

Juria që përbëhet nga autoritete të artit e ka çmuar praninë e trupave por edhe rritjen e interesit të publikut për artin.

Këtë edicion do të dorëzohen çmime “Ndrek Luca” për disa kategori ndërsa në skenë do të ngjiten, pjesë si komedia brilante e dramaturgut francez Verber,”Darka e të marrëve”, “Katër epoletat” një dramë e regjisorit Haqif Mulliqi, që vjen si një shfaqje interaktive me publikun.

“Pak pakt” komedia e zezë e teatrit eksperimental që trajton paktet e vështira me të rinjtë e autorit Ledian Gjeçi.

Publiku do të mirëpresë për herë të parë në Gjirokastër edhe veprat “Kur ikën macja”, “Martesa” si dhe komedinë dramatike “Çehovi i jep lamtumirën Tolstoit” e teatrit Bylis të Fierit.

Top Channel