Ngjarje e çuditshme në Serinë A, sulmuesi dëmtohet në sekondën e tretë

06/11/2022 22:17

Tjetër dëmtim për sulmuesin e talentuar italian, Pietro Pellegri dhe këtë herë për rekord Guinnes.

Futbollisti i Torinos është dëmtuar që në sekondën e tretë të ndeshjes me Bolognën në “Dall’Ara”, pasi rrëshqiti që në vrapimin e parë.

Ndonëse provoi të shtrëngojë dhëmbët dhe të vazhdojë lojën, nuk ia doli të qëndronte më gjatë se deri në minutën e tretë, kur edhe u zëvendësua nga francezi Iann Karamoh.

Ky është një lajm mjaft i keq për Pellegrin, që prej sezonesh vuante nga dëmtimet, por këtë herë e kishte nisur mirë, pasi numëronte 12 ndeshje dhe tre gola me fanellën e Torinos./ Super Sport

Top Channel