13:47
“Para” për Ballkanin/ KE miraton planin e rritjes ekonomike, 6 miliardë euro për rajonin
Shtrirja e Bashkimit Europian është e një rëndësie kyçe për bllokun, e këtë kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen u kujdes ta theksonte fort e qartë në mesazhin e përcjellë në Bruksel, ku organizmi që ajo drejton i dha dritën jeshile paketës së zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces.