Rrebeshe shiu në Tiranë, Veliaj thirrje qytetarëve: Të evitojmë lëvizjet e panevojshme

08/11/2023 08:41

Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, ndërkohë që grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e emergjencave.

Kujdes të shtuar sot me valën e re të rrebeshit! Të gjitha skuadrat janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për përballimin e situatës! Si herën e fundit, do evitojmë lëvizjet e panevojshme dhe do bashkëpunojmë me punonjësit e emergjencave! Kujdes të moshuarit e fëmijët dhe telefononi 112 për çdo rast kritik! Forca”, shkruan Veliaj.

Pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet janë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

Top Channel