Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane është arrestuar në Durrës.

28 vjeçari G.H., që banonte në Çermë të Lusnjës ishte shpallur në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Ai u arrestua nga policia me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të vijojë me procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.

Top Channel