Dyshohej se kishin krijuar një romancë, Kim Kardashian nuk është në lidhje me Odell Beckham

07/11/2023 22:44

Mediat e huaja raportuan i kanë dhënë fund spekulimeve të shumta për një lidhje mes Kim Kardashian dhe basketbollistit Odell Beckham Jr.

Tashmë thuhet se ylli 43-vjeçar është thjesht mike me sportistin 31-vjeçar.

Gjithçka nisi të bëhej më virale në momentin që Kim Kardashian mori pjesë në në festën e ditëlindjes së tij në New York.

Po ndërkohë gjatë muajit të kaluar thuhej se dyshja po kalonin kohë me njëri-tjetrin, gjë që nuk u konfirmua nga ata.

Burimet brenda dyshes bënë me dije për TMZ se Odell dhe Kim janë vetëm miq dhe se influencerja nuk është e interesuar të takohet me dikë për momentin.

 “Ajo nuk është duke u takuar seriozisht me dikë për momentin, por e hapur për të gjetur sërish dashurinë nëse takon personin e duhur. Për momentin fokusi i saj kryesor është te fëmijët dhe bizneset e saj”, deklaruan burimet.

FOTO GALERI
1/6
Kim Kardashian

Top Channel