Ndryshimet klimatike po ndihen çdo ditë e më shumë.

Shqipëria rezulton të jetë e rrezikuar prej këtyre ndryshimeve për shkak të infrastrukturës së dobët dhe abuzimeve njerëzore me ndërtime pa kriter dhe industri armiqësore ndaj mjedisit.

Në puntatën e kësaj të mërkurë “Inside Story” do të sjell një hulumtim të thelluar mbi fenomene natyrore që cenojnë sigurinë kombëtare.

Valët e të nxehtit, përmbytjet, rrëshqitjet po afektojnë bujqësinë, blektorinë, infrastrukturën dhe shëndetin e njeriut. Mjaftojnë vetëm pak minuta shi me intesitet të lartë dhe qytete dhe fshatra përmbyten.

Në rang botëror Shqipëria renditet ndër vendet me pasoja të larta ekonomike nga fatkeqësitë. Rreth 86% e territorit ku gjenerohet afërsisht 88,5% e PBB-së është e ekspozuar ndaj dy ose më shumë rreziqeve.

Por pa u dëmtuar nuk mbeten as sektorët e infrastrukturës ku për shkak të punimeve të dobëta e pa cilësi, qytetraët rrrezikojnë deri në humbjen e pronës.

Top Channel