Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit Vidhas.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë.

Automjeti me drejtues shtetasin Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Gj. Z., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin K. K. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel