E martë, 28 Nëntor 2023
12:42
Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë

Parada e Shqiptarëve po mbahet këtë 28 Nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e shqiptarëve të Diasporës.

12:37
Stuttgart shuan shpresat e Milan: Do bëjmë gjithçka për të mbajtur Guirassy-n

Pas një fillim sezoni ëndrrash në Bundesliga me 16 gola në 11 paraqitje, shumë emra të mëdhenj, përfshirë Milan-in, i kanë kthyer sytë nga Serhou Guirassy, ​​sulmuesi 27-vjeçar që mund të largohet nga Gjermania që në janar.

12:16
Moti i keq/ Disa akse ende po pastrohen! Në Kolonjë, tre banorë rrezikuan mbytjen

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

12:15
Gjykata e Lartë e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe

Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka konfirmuar padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe, ndërsa Google ka kërkuar shtyrjen e afatit deri më 18 Dhjetor

12:14
Tanimë jo vetëm në SHBA, Instagrami i mundëson përdoruesve shkarkimin e përmbajtjes së Reel

Instagram është duke shqyrtuar mundësinë për përdoruesit në mbarë botën që të shkarkojnë përmbajtjen Reel.

12:13
Dita e patriotëve të vërtetë/ 28 Nëntori, Top Channel uron të gjithë shqiptarët gëzuar!

Nga ALTIN KREKAS – Sot është ditëlindja e shtetit modern shqiptar, një moment historik që na ka formësuar në atë që ne jemi, shqiptarë dhe europianë.

12:10
Shokohen doktorët, 35-vjeçarit i gjejnë shkopinj të thyer në tru! I kishin hyrë nga hunda

Një 35-vjeçar nga Vietnami ka përfunduar në spital pas dhimbjeve të forta të kokës.

11:50
Foto/ Nga Ermal Meta dhe Jonida Maliqi tek Albana Osmani dhe Fjodora Fjora, VIP-at që morën pjesë në pritjen e Pavarësisë

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, Bashkia e Tiranës organizoi në Pallatin e Brigadave ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, bashkive të Shqipërisë, komunat Arbëreshe, komuniteti shqiptar në SHBA etj.

11:47
Zjarr pranë sheshit të Flamurit, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pranë sheshit të Flamurit në Vlorë.

11:46
Emrat/ SPAK vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë

Të veshur me uniformën e shefit, deri dje ata orientonin vartësit për të kryer arrestime. Por SKY, kamerat e sigurisë dhe përgjimet treguan se e gjitha kjo ishte një fasadë në emër të ligjit.

11:34
41 punëtorë ngecin brenda tunelit për 17 ditë! Operacion masiv shpëtimi në Indi

Në Indi një operacion i madh shpëtimi është drejt përfundimit thonë autoriteti, pas bllokimit të 41 punonjësve brenda një tuneli ku po punonin.

11:25
Verstappen: Mbyllëm një sezon perfekt, dyshoj se mund ta përsëritim

Me Çmimin e Madh të Abu Dhabit në pistën e Yas Marina, u mbyll edhe botërori i vitit 2023 në Formula 1.

11:24
Baba Mondi për 111-vjetorin e Pavarësisë: Dita me shi, tregon vështirësitë që kanë kaluar të parët tanë për ngritjen e flamurit

Baba Mondi ka qenë një ndër pjesëmarrësit në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë.

11:07
Po kalonin përroin me fouristradë, tre banorë në Kolonjë rrezikuan të mbyteshin

Tre banorë të zonës së Prodanit rrezikuan të mbyteshin në ujërat e përroit Prodan – Gjonc këtë të martë në Kolonjë.

10:51
Kosova vishet kuqezi, festime në Prishtinë për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kosova feston sot krah për krah me Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

10:50
Politika shqiptare uron 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Krerët e institucioneve dhe politikanët shqiptarë urojnë 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

10:49
111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë

Shqipëria feston sot 111- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

10:33
Arrestohet një tjetër punonjës i DRSHTRR në Elbasan, ndihmoi 37-vjeçarin të shiste makinat e marra me qira

Një punonjës tjetër i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është vënë në pranga nga policia, pasi në bashkëpunim me një punonjëse tjetër, ndihmuan një 37-vjeçar të shiste tre makina që kishte marrë me qira.

10:19
Reshjet e dëborës bllokojnë disa akse rrugore, ARRSH: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë.

10:18
Dhjetë persona të vdekur nga stuhitë në Ukrainë, mijëra të tjerë shpëtojnë nga Odesa

Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë, tha sot në një deklaratë ministri i Brendshëm Ihor Klymenko.

10:03
Ambasada e SHBA uron shqiptarët përmes një video-mesazhi anembanë Shqipërisë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

10:00
Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës

Këngëtarja Rita Ora është nderuar me “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës.

09:58
Flamuri i Shqipërisë garon për rekordin Guinnes, u realizua me 120 mijë letra të punuara nga Arbnora Fejza

Artistja Arbnora Fejza Idrizi, emri i të cilës është shkruar tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes, ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar emocionet dhe eksperiencën në punimin e saj më të ri, flamurin shqiptar më të madh me origam (me palosjen e fletëve), që garon për rekordin GUINNES.

09:36
Rusia zgjat paraburgimin për gazetarin amerikan

Gjykata e qarkut Lefortovo në Moskë ka zgjatur paraburgimin për gazetarin e The Wall Street Journal, Evan Gershkovich.

09:31
Eksperienca te Manchester United drejt fundit, Eriksen pranë Arabisë Saudite

Christian Eriksen mund të largohet së shpejti nga Manchester United.

09:14
Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Tiranë

Një shpërthim me lënë plasëse ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali sot në Tiranë.

09:04
Presidenti i Iranit shkon sot në Turqi, takim me Erdoganin për luftën Izrael-Gaza

Presidenti iranian Ebrahim Raisi bën sot vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi, me shpresën për të dokumentuar dallimet në të kaluarën dhe për të krijuar një përgjigje të përbashkët të fuqishme ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza.

09:02
Veliaj uron 111-vjetorin e Pavarësisë me një video: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë.

08:53
Osmani uron Shqipërinë në 111-vjetorin e pavarësisë: Na bashkon flamuri kuq e zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

08:40
Olly Alexander do të përfaqësojë Britaninë e Madhe në “Eurovision 2024” me një këngë të shkruar nga Dua Lipa?!

Këngëtari i njohur Olly Alexander thuhet se është në bisedime për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovizionin e vitit të ardhshëm në Suedi.

08:38
Rama: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

08:30
Blinken shkon sërish në Izrael për të shtyrë zgjatjen e armëpushimit

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë, tha Departamenti i SHBA-së, pasi Uashingtoni synon të bëjë presion për më shumë ndihmë humanitare për Gazën dhe të ndihmojë në sigurimin e lirimit të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi

08:20
Google ‘vishet kuqezi’ në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Faqja më e klikuar në Internet, Google, ka vendosur në mesin e saj Flamurin kuqezi që valëvitet, në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.

08:00
Burgjet e Izraelit të mbushur me fëmijë dhe gra palestinezë! Nuk rëndon asnjë akuzë ndaj tyre

Përpara ditës së pestë të armëpushimit Izrael-Hamas, Izraeli ka liruar 150 të burgosur palestinezë në këmbim 69 pengjeve të marra nga Hamasi.

07:38
Shqipëria feston 111- vjetorin e shpalljes së pavarësisë! Për herë të parë zhvillohet ‘Parada e shqiptarëve’

Shqipëria feston sot 111 vite Pavarësi!

07:32
Shi, stuhi dhe ngrica në disa zona! Parashikimi i motit për sot

Ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

07:30
Eurogol i Rey Manajt, ndëshkon për herë të dytë Trabzonsporin

Rey Manaj nuk ndalet përballë Trabzonsporit, duke realizuar edhe golin e dytë personal në këtë takim.

07:20
SHBA, gjykatësja hedh poshtë kërkesën e ish-presidentit Trump për të dhënat e Komisionit të 6 janarit

Një gjykatëse hodhi poshtë të hënën kërkesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të pasur qasje tek të dhënat e hetimit nga Kongresi për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, për të cilat ish-presidenti tha se mund të jenë të rëndësishme për mbrojtjen e tij kundër akuzave për ndërhyrje në zgjedhje.

07:10
Armëpushimi në ditën e pestë të luftës Izrael-Hamas, priten të lirohen 10 pengje të tjerë

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një zgjatje dy-ditore të armëpushimit në Rripin e Gazës.

06:56
Si arriti Katari të bëhet ndërmjetësuesi në luftën në Lindjen e Mesme

Marrëveshja për armëpushimin e përkohshëm u duk se ishte pranë dështimit.

E hënë, 27 Nëntor 2023
23:06
Në prag të 111-Vjetorit të Pavarësisë/ Në godinën e bashkisë Shkodër projektohen momentet kyçe të shtetformimit

Në prag të 111-Vjetorit të Pavarësisë në godinën e bashkisë Shkodër janë projektuar momentet dhe figurat kyçe që kontribuan në shtetformimin e kombit.9

23:04
Macron konfirmon: Tre shtetas francezë mes pengjeve të liruar nga Hamasi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, konfirmoi se në mesin e 11 pengjeve të liruara nga Hamasi, janë edhe tre shtetas francezë.

22:59
Armëpushimi në Gaza! Sekretari amerikan i shtetit, tjetër vizitë në Izrael dhe në Lindjen e Mesme gjatë kësaj jave

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në përfundim të vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel këtë javë, do të kryejë disa ndalesa shtesë në Izrael dhe në Lindjen e Mesme.

22:49
“Prifti shqiptar që tronditi SHBA-në”, Tare: Noli lidhje me vajgurin, e përgjonin shërbimet

Studiuesi Auron Tare dhe historiania Valentina Duka kanë shpjeguar me detaje në “Top Story” rrethanat që çuan në anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

22:46
Konflikti Hamas-Izrael/ Lista e plotë e pengjeve dhe të burgosurve që shkëmbehen sonte

11 pengje të Hamasit u liruan këtë hënë dhe 33 të burgosur palestinezë nga ana e Izraelit.

22:46
Tre mesfushorë në orbitë, merkato e Juventusit fokusohet në Angli

Prej disa javësh, drejtuesit e Juventusit po punojnë për të forcuar skuadrën. Drejtuesit bardhezi po përpiqen që në merkaton e dimrit të përforcojnë ndjeshëm kontingjentin e Massimiliano Allegrit, me Juventusin që dëshiron titullin kampion në Serie A.

22:27
Fotot/ Hamasi liron 11 pengje, mes tyre nëna me binjaket 3-vjeçare

Ushtria izraelite ka konfirmuar se 11 pengje janë liruar nga Hamasi.

22:25
“Konica” po rrënohet”/ Tare i ashpër: Shteti shqiptar nuk po bën asgjë, Greqia lufton për atë që i përket

Studiuesi Auro Tare u tregua i ashpër në lidhje me mospërpjekjet e Shqipërisë për të restauruar shtëpinë e Faik Konicës, gjendja e të cilës sipas tij është e keqe.

22:14
Top Story/ Studiuesi tregon idenë e hedhur në komunitetin shqiptar në SHBA dhe batuta me “jevgjitkat” e Nolit

Studiuesi Agron Alibali pjesë e panelit të kësaj të hëne në “Top Story” tregoi një prej ideve të hedhura në komunitetin shqiptar në SHBA.

22:08
111-vjetori i Pavarësisë! Flamuri kombëtar gjigant zbukuron sheshin e Prishtinës

Muaji nëntor nuk është një muaj i zakonshëm për shqiptarët. I mbushur me festa kombëtare, ky muaj mbetet i veçantë sa i përket rëndësisë që ka për historinë e popullit tonë.

21:50
Përveç gruas me kapele, ky iluzion optik është dhe një fytyrë, a e shihni dot?

Një iluzion optik është bërë viral në rrjet pasi njerëzit mbeten të habitur teksa kërkojnë fytyrën e fshehur në punimin ‘dinak’ artistik.

21:48
Putini nënshkruan buxhetin më të madh të Rusisë! Rriten shpenzimet për ushtrinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të hënën një buxhet kombëtar për tri vjetët e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të rriten për 25 për qind.

21:40
Rusia: Nuk do të ketë takim Lavrov – Blinken në samitin e OSBE-së në Shkup

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk do të takohen gjatë samitit të kësaj jave në Maqedoninë e Veriut, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS të hënën, duke e cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

21:34
Nëna thotë se nuk njeh më të birin që nga ‘bodybuilder’, u bë i varur nga metamfetamina (fotot)

Një i ri i shëndetshëm e i stërvitur që ra në grackën e varësisë nga drogat tashmë nuk njihet më pasi droga e rëndë metamfetaminë e ka lënë me probleme shëndetësore duke shaktërruar jetën e tij dhe të familjarëve.

21:20
Frutat që të shëndoshin, cilat kanë më shumë kalori?

Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit.

21:05
Shtëpia e Bardhë mirëpret zgjatjen e armëpushimit Hamas-Izrael

Shtëpia e Bardhë njoftoi se mirëpret zgjatjen e pauzës në luftimet në Gaza dhe shpreson se amerikanët do të jenë në mesin e atyre që do të lirohen nga Hamasi më pas.

20:51
Derbi pa gola, Partizani dhe Dinamo City kënaqen me nga një pikë

Mbyllet pa gola derbi Partizani-Dinamo City. Dueli i zhvilluar në “Arenën e Demave”, ishte tepër i luftuar, por golat munguan.

20:51
‘Shuplakë’ britanike Athinës! Sunak anulon takimin me Mitsotakis pas deklaratës për statujat e Partenonit

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka anulluar takimin me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

20:40
Kalvari i të moshuarve për të marrë pensionin! Radhë me orë të zgjatura, shumica s’e marrin, mbarojnë lekët

Emisioni Fiks Fare solli rastin e disa të moshuarve të qytetit të Elbasanit, ku ankohen për radhën që bëhet në Zyrën Postare nr.6 ku tërheqin pensionet. Por ajo që i shqetëson më shumë është se dhe atëherë kur u vjen radha nuk mbarojnë punë, pasi kanë mbaruar lekët në postë.

20:28
Ukraina lëshon alarm për sulme ajrore ruse në të gjithë vendin

Ukraina lëshoi sirenat e alarmit për sulme ajrore në të gjithë vendin më 27 nëntor, pasi Rusia i vazhdoi sulmet edhe gjatë natës.

20:24
Aksident me vdekje në Laç! Këmbësori përplaset nga dy makina, shoferët shoqërohen në komisariat (Pamjet)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të “Mbikalimit të Patokut” rreth orës 19:30.

20:14
Veliaj në pritjen zyrtare në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të Pavarësisë: Ajo që na bashkon sot është kulti i përbashkët i atdheut

Në vigjilje të 111-vjetorit të Pavarësisë, kur Tirana ka mbledhur bashkë si asnjë vit më parë, shqiptarë nga anë e kënd botës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi në nder të tyre një pritje në Pallatin e Brigadave.

20:07
Rikthehet Izmir Smajlaj/ Kampioni i Evropës në garë me kohën për Olimpiadën 2024

Prej rreth 2 vitesh larg kompeticioneve të rëndësishme, në fillim për shkak të një dëmtimi dhe më pas beteja ligjore për pafajësinë, për një incident të ndodhur në garën e kampionatit kombëtarë në Tiranë, atleti Izmir Smajlaj, ndër më të mirët e historisë së këtij sporti në vendin tonë, kampion Evropë dhe Ballkani disa herë, ka arritur të rikuperohet plotësisht dhe të fillojë stërvitjen, për të rikuperuar kohën e humbur, pasi vitin e ardhshëm do të jetë olimpiada Paris 2024.

19:48
Degradon situata në “Për’puthen”! Enisa i gjuan me shuplakë, shpërthen Herrisoni: Lut Zotin që nuk je mashkull se do të zbërtheja në vend direkt

Enisa dhe Herrisoni janë përfshirë në një situatë të paprecedentë në “Për’puthen”, e cila ka degraduar në dhunë.

19:43
Simbolet e festës/ Nëpër ballkone ka më pak flamuj

Si nënë Idajetja gjen rrallë në pragun e festave kombëtare të nëntorit.

19:40
Kundër krimit dhe emigrimit ilegal/ Mblidhet komiteti i përbashkët Shqipëri-Angli

Në Londër u mblodh Komiteti i Përbashkët Mbikqyrës Angli-Shqipëri, në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm.

19:25
Kreu i NATO-s i thotë Turqisë se ‘ka ardhur koha’ të lejojë Suedinë të hyjë në aleancë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Turqia duhet të aprovojë aplikimin e pezulluar të Suedisë për të hyrë në aleancë “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

19:15
Rama tregon kërcënimet e sigurisë/ Kryeministri flet për Hamasin, Kosovën dhe integrimin në BE

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po shpërndan ide që janë të rrezikshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

19:09
Irani kërkon armëpushim të përhershëm, për të ndaluar ‘krimet e Izraelit në Gaza’

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Naser Kanani bënte thirrje sot për armëpushim të përhershëm në Gaza për të ndaluar “krimet e Izraelit” atje, teksa armëpushimit fillestar mes Izraelit dhe Hamas hyn sot në ditën e fundit.

19:05
Parada e shqiptarëve në Tiranë, Atifete Jahjaga: Vini me ide kreative dhe inovative çdo vit

Tirana do të presë nesër një paradë të madhe, ku shqiptarë nga e gjithë bota do të parakalojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

19:03
Rey Manaj gjen golin e radhës, ndëshkon Trabzonsporin

Rey Manaj gjen rrugën e rrjetës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar ka realizuar golin e dytë për Sivassporin në ndeshjen shtëpiake përballë Trabzonsporit.

19:02
Lavrov: Pjesëmarrja ime në takimin e OSBE-së varet nga Bullgaria

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 27 nëntor se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që do mbahet në në Maqedoninë e Veriut, nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.

18:59
Foto lajm/ U mbajt peng nga Hamasi, moment i ribashkimit të 4-vjeçares me familjarët

Katër vjeçarja Avigail Idan u ribashkua me familjen e saj pas më shumë se një muaji, ndërsa mbahej peng nga Hamasi.

18:56
Kryeministri suedez dënon thirrjet e ekstremit të djathtë për shkatërrimin e disa xhamive

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson ka dënuar të hënën komentet e liderit të partisë së ekstremit të djathtë të Suedisë, i cili bëri thirrje për rrënimin e disa xhamive.

18:48
Piramidat Tzintzuntzan, gjurmë të epokës së mistershme Purépecha në Meksikën e sotme

Në brigjet e liqenit Pátzcuaro në Meksikë, mbetjet gjigante të gurta Tzintzuntzan i bëjnë homazh kryeqytetit të civilizimit të epokës para-kolumbiane Purépecha që ekzistuan deri në shekullin 15-të, e që ashtu si shumë civilizime të tjera të avancuara janë zhdukur pa asnjë shpjegim të saktë.

18:45
“Buzët i bëra, i hoqa”/ Ana Kauri në “Ftesë në 5”: Jam e hapur për lidhje!

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, pas një periudhe larg mediave ka qenë e ftuar ish- konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri.

18:41
Raporti: Kosova nuk po bën mjaftueshëm për të zvogëluar varësinë nga thëngjilli

Kosova, si dhe dy vendet e tjera të Ballkanit Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli dhe për të ulur emetimin e gazrave serrë në atmosferë, sipas një raporti të Rrjetit për Veprim Klimatik (RRVK).

18:32
Parada e Pavarësisë/ Veliaj pret Presidentin e “Albanian Roots”, Marko Kepi: Këto janë ditët më të mira të shqiptarisë

Një ditë përpara Paradës së Shqiptarëve, që do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e “Albanian Roots”, Marko Kepi, organizator i përvitshëm i paradës në Nju Jork, dhe anëtarë të komunitetit shqiptar nga mbarë bota, të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe.

18:20
“Doja të qaja nga dhimbja në show, më merrej fryma”, Juliana gjatë prapaskenave të “DWTS”: Kam vrarë brinjën

Juliana Nura gjatë prapaskenave të “Dancing With The Stars” tha se është dëmtuar në brinjë disa ditë më parë.

18:00
Rama zbulon datën për mbajtjen e Kongresit të PS-së! Kritika të tijëve për sms-të anonime mbi kryebashkiakun e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar të tijtë për mesazhet anonime që i nisin mbi vendimet që merr kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

17:56
Adoleshenti i komunitetit rom vdes gjatë ndjekjes së policisë në Greqi

Komuniteti rom në Greqi është duke kërkuar përgjigje pasi 17 vjeçari Christos Michalopoulos, u vra, teksa ndiqej nga policia.

17:50
Festat e fundvitit/ Rama nga Vlora: Shpërndarja e bonusit për pensionistët nis brenda këtyre ditëve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ndryshe nga vitet e tjera, bonusi për pensionistët do të shpërndahet më herët këtë fundvit.

17:32
Bullgaria jep alarme moti pas dy të vdekurve nga reshjet e dëborës

Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë Bullgarinë, duke bërë që qeveria të shpallte emergjencën ne disa zona të vendit prej të dielës.

17:31
Konflikti Hamas-Izrael/ Arrihet marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit

Katari ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit humanitar edhe për dy ditë të tjera mes Hamasit dhe Izraelit

17:30
“Ra miti i paprekshmërisë së politikanëve”/ Rama: 21 Janari krim shtetëror, të vendosen para drejtësisë urdhëruesit e zjarrit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, është ndalur sërish te Reforma në Drejtësi dhe vendimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për 21 Janarin.

17:12
Dhoma e florinjtë ‘miliarda dollarëshe’ e fshehur në tempullin indian Sree Padmanabhaswamy

Ashtu si të gjitha historitë me thesare, tempulli Shree Padmanabhaswamy në Kerala ka qenë prej kohësh një objekt magjepsës në jug te Indise, por gjithashtu i përfshirë nga misteri e frika.

17:10
Festa e 28 Nëntorit, Kurti: Nesër do të jem në Vlorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nesër për 28 nëntor, do të vizitojë Vlorën, ku do të bëjë homazhe dhe nderim dëshmorëve e heronjve që sakrifikuan jetën e tyre për liri.

17:03
Izraeli dhe Hamasi shprehin interes për zgjatjen e armëpushimit

Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit është në ditën e tij të katërt dhe potencialisht të fundit dhe ka presion në rritje nga të dyja palët për të zgjatur pauzën në luftime.

16:52
Rusia kreu sulmin më të madh me dron ndaj Kievit! OKB thirrje për më shumë ndihma për Ukrainën

Rusia kreu këtë fundjavë sulmin më të madh me dron në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

16:36
Siçilia ndalon mbledhjen e iriqëve të detit prej rrezikut të zhdukjes së ‘delikatesës së kuzhinës’

Një pauzë tre-vjeçare është caktuar për të parandaluar zhdukjen e gjëmbaçëve të detit që konsiderohen si një delikatesë gatimi në rajon.

16:34
“Një tmerr nuk e justifikon tjetrin”/ Izraeli dhe Hamasi, përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Delegacione të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, vendeve të Lindjes së Mesme dhe shteteve të Afrikës veriore u takuan në Barcelonë të hënën për të kërkuar përfundimin e luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

16:22
Gjendje alarmante te Reali, pas Brahim Diaz shfaq probleme edhe mesfushori veteran

Brahim Diaz nuk është i vetmi që ka shqetësuar trajnerin Carlo Ancelotti në ndeshjen e fundit të Real Madrid, atë ndaj Cadiz, që përfundoi me fitoren 0-3 të “Los Blancos”.

16:22
Zelanda e re rikthen duhanin/ Qeveria e djathtë zhbën planet për ndalimin e duhanpirjes

Qeveria e re e Zelandës së Re krijuar pas fitores së populistëve të djathtë thotë se ka në plan të heqë ndalimin e pirjes së duhanit për të financuar uljen e taksave.

16:11
Rama në Këshillin e Atlantikut: Njohja e plotë e Kosovës sjell praktikisht paqen me Serbinë dhe rajonin

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë online me Këshillin e Atlantikut, u pyet edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e shihte ai zgjidhjen.

16:00
NATO, më shumë ushtarë në Kosovë/ Vendimi merret nesër në samitin në Bruksel

Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n, ka paralajmëruar ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

15:56
Batuta e Ramës: Ismail Qemali është gjyshi im, ngjajmë shumë

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora ku ndodhej për takime pune, zhvilloi një intervistë online me Këshillin e Atlantikut.

15:47
Rama në Këshillin e Atlantikut: Për kampet, u bë zhurmë vetëm sepse Shqipëria nuk është në BE

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë online me Këshillin e Atlantikut, u shpreh se zhurmat për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, bëhen vetëm për faktin se nuk jemi vend i BE-së.

15:30
“Dita e Forcës”/ Ceremonia në kazermën “Adem Jashari”

Dita e Forcës mblodhi qytetarët në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. 

15:26
Parada e festës së Pavarësisë/ Organizohet në Tiranë në Ditën e Flamurit

Këtë 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sjellin për herë të parë në Tiranë “Paradën e Shqiptarëve”, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi.

15:22
Situata në vend/ Ngrica në rrugë, por të kalueshme! Reshjet e borës u ndërprenë, temperaturat janë nën zero

Moti i keq dhe me reshje për dy ditë me radhë krijoi probleme në disa rrugë nacionale por edhe në zonat e thella malore. Pas ndaljes së dëborës, problem është bërë akulli në rrugë. Si paraqitet situata nëpër disa qarqe.