Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona. Pas kontrollit në banesë njërit prej tyre iu gjet kanabis Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të “Mbikalimit të Patokut” rreth orës 19:30.
Viktima, i cili ende nuk është identifikuar është përplasur nga dy makina. Ka qenë mjeti tip “Hyundai” me të cilin është përplasur fillimisht viktima.
Siç duket dhe nga pamjet goditja ka qenë e fortë duke e hedhur këmbësorin në anë të rrugës, ku më pas është marrë zvarrë për rreth 50 m nga një tjetër automjet, tip ”Fiat”.
Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në komisariat duke dhënë deklaratën e tyre, ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morg dhe pritet identifikimi i tij.
“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thekson policia.
Top Channel