Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona. Pas kontrollit në banesë njërit prej tyre iu gjet kanabis Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po shpërndan ide që janë të rrezikshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Për kryeministrin Edi Rama, dhuna me bazë fetare, në qendër të konfliktit në Gaza, mund të përdoret si një nxitje për konfliktin e ardhshëm edhe në rajon
“Hamas dhe te tjerë që e mbështesin atë, janë agjentë të kaosit dhe ky kaos që ata duan të shpërndajnë jo vetëm në lindjen e mesme, por në gjithë botën mund të ndikojë edhe rajonin tonë, nëse nuk jemi mjaftueshëm të vëmendshëm dhe nëse nuk ndërmarrim veprimet e nevojshme për ta përmbajtur kaosin dhe për të parandaluar konfliktin që mund të na përfshijë të gjithëve, si konflikti i shumëdëshiruar i civilizimeve që këta aktore destruktivë duan të portretizojnë”, tha Rama.
Në një intervistë për Këshillin e Atlantikut, një organizatë globale që promovon sigurinë në botë, kryeministri dënoi papërgjegjshmërinë e Serbisë mbi sulmet terroriste në veri të Kosovës, ndërsa të jashtëzakonshëm e konsideroi veprimin e kryeministrit Kurti për pranimin në parim të Asociacionit, në draftin e të cilit ka kontribuar edhe personalisht
“Duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri dhe qeveria e Kosovës kanë treguar vullnet për të ecur përpara, për të shikuar zgjidhje dhe jo alibi, për të shikuar të ardhmen e jo të shkuarën”, theksoi Rama.
Sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, në optikën e kryeministrit e gjithë qasja ka ndryshuar pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, por nuk parapëlqeu të japë afate.
“Shoh ndryshime të mëdha në sjelljen dhe vullnetin e BE pasi është më aktive kundrejt rajonit në krahasim me 10 vite më parë. Kam qenë kritik i qasjes dhe pasivitetit të BE, por kjo ka ndryshuar. Rëndësia gjeopolitike e rajonit tashmë është materializuar për BE-në si fakt konkret”, sipas Ramws.
Pyetja për shpjegimin e figurës në portretin e zyrës së kryeministrit shkaktoi edhe batuta në fund të intervistës
“Oh.. ai është gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë… Është babai themelues i Shqipërisë, njeriu që ngriti flamurin e Pavarësisë në 1912-ën, kështu që në njëfarë mënyre është gjyshi i te gjithë shqiptarëve”, tha Rama.
Top Channel