Dita e Forcës mblodhi qytetarët në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. 

Në vigjilje të ditëlindjes së komandantit legjendar nuk munguan këngët që nderojnë veprën e tij krah ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në prag të 28 nëntorit po ashtu, kazerma u mbush me flamujt kombëtar duke shënuar kështu festat e nëntorit.

Qytetarët shfaqën ndjenjën e krenarisë që kanë teksa kanë vizituar edhe bijtë e bijat e tyre që shërbejmë në Forcë.

“Kjo ditë është e lavdishme për të gjithë Kosovën, si për rininë edhe ushtrinë është ditë që nuk harrohet kurrë.”

“Është dita e FSK-së e kam edhe djalin në FSK e deshta me e vizitu me e pa me fmijtë e tij. Ndihem shumë mirë e shumë krenar.”

“E kemi djalin këtu kemi ardh për vizitë, jemi shumë të kënaqur”

Teksa vizitorët kërkuan kushte më të mira për ushtarët, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që përsëri premtoi përmirësim.

“Kemi bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit.”- u shpreh Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se FSK-ja është e përgatitur për të iu bashkuar aleancës veriatlantike, NATO-s.

“Sot Forca e Sigurisë është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO-s, Forcë që jep siguri jo vetëm në rajon por edhe përtej duke shërbyer së bashku me forcat amerikane, të Mbretërisë së Bashkuar dhe ushtritë tjera aleate në misione paqeruajtëse dhe kështu ka dëshmuar se është e përgatitur të iu bashkohet ushtrive të tjera aleate.”- u shpreh Osmani.

Forca e Sigurisë ekspozoi edhe armatimin në ditën e saj.

 

Top Channel