Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Tre banorë të zonës së Prodanit rrezikonin të mbyteshin në ujërat e përroit Prodan – Gjonc. Vetëm ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Kolonjës ka bërë të mundur shpëtimin e tyre, pasi lumi ishte i tejmbushur pas reshjeve të shumta të shiut.
Sipas shërbimit zjarrfikës, të tre banorët kanë kërkuar të kalojnë mjetin e tyre tip fuoristradë nga njëra anë e përroit në anën tjetër por rrjedha e madhe e përroit ka rrezikuar seriozisht jetën e tyre, pasi të tre e kanë patur të pamundur të dalin nga fuoristrada.
Banorët kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës që ka ardhur në kohën e duhur në vendin e ngjarjes. Herë pas here në situata të rënduara me reshje të shumta shiu ka dalja e përrenjve të fshatrave të bashkisë së Kolonjës kemi patur situata të tilla, kjo në të shumtën e rasteve edhe për shkak të dëmtimit të urave nga prurjet e shumta.
Top Channel