Top Story/ Studiuesi tregon idenë e hedhur në komunitetin shqiptar në SHBA dhe batuta me “jevgjitkat” e Nolit

27/11/2023 22:14

Studiuesi Agron Alibali pjesë e panelit të kësaj të hëne në “Top Story” tregoi një prej ideve të hedhura në komunitetin shqiptar në SHBA.

Ai shprehet se duhet të krijohet një ‘freedom trail’ i momenteve historike të shqiptarëve në Boston.

“Një ide që e kemi hedhur në komunitet që ndoshta Auron mund të na bashkohet është të krijohet një farë ‘freedom trail’ i momenteve të shqiptarisë në Boston, ku ishte zyra e Vatrës, shtëpia e Nolit, restoranti ku mblidheshin shqiptarët, vërtet do të ishte një projekt shumë i bukur. Aty ku u mbajt mesha e parë në gjuhën shqipe, ishte lobim aktiv, shumë aktiv, qeveria në mërgim që kishte tamam atributet e një administrate. Fjalimi i Nolit është mbajtur në 50-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në 1962, unë kam qenë në atë sallë disa herë edhe për festa të tjera të pavarësisë. Aty e imagjinoj Nolin të rrethuar nga krerët e komuniteteve të tjera fetare. Atë fjalim e kemi transkriptuar, është një nga fjalimet më të bukura”, tha Alibali.

Nga ana tjetër, studiuesi Auron Tare rikujtoi edhe një prej pjesëve të fjalimit të Fan Nolit në 50-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Ka edhe një pasazh shumë të bukur, për të treguar edhe pjesën që Noli pavarësisht se ishte prift, pavarësisht se ishte politikan, ai ishte edhe artist, aty flet me një dashuri dhe një nostalgji shumë të madhe për arixhofkat e Tiranës dhe muzikën e arixhofkave të Tiranës”, tha Tare.

“Jevgjitkata thotë, ashti siç janë jevgjitkat e Spanjës, e Rusisë, siç janë jevgjitkat e shumë kombeve të tjera do të ishte mirë që Shqipëria të na sillte dhe jevgjitkat e veta siç i kemi parë tek shtëpia e ministrit të Brendshëm”, shtoi drejtuesja e emisionit, Grida Duma.

Top Channel