E hënë, 12 Qershor 2023
14:36
NATO nis stërvitjet “Air Defender 23” në Evropë: Ne jemi aleancë mbrojtëse

NATO ka nisur stërvitjen më të madhe ajrore ndonjëherë në Evropë më 12 qershor, për të shfaqur unitetin drejt partnerëve dhe ndaj kërcënimeve të mundshme, sikurse Rusia.

14:34
Kultivonin kanabis në fshatin Mnelë të Vogël, një person në pranga dhe dy të tjerë në kërkim

Një 52-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke kultivuar kanabis në fshatin Mnelë të Vogël.

14:26
Shkatërrimi i digës Nova Kakhovka/ Ukraina bën bilancin: 10 të vdekur dhe 42 të zhdukur, mes të cilëve 7 fëmijë

Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur dhe 42 janë të zhdukur, pas katastrofës së digës Nova Kakhovka në Kherson.

14:19
Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë për pazare droge, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

Një 23 vjeçar shqipar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës, dyshohet për pazare të prishura droge.

14:06
Zgjedhjet në Mal të Zi/ KSHZ publikon rezultatin: “Evropa tani” me 24 mandate, koalicioni ”Zajedno” me 21

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin zyrtar të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat pas numërimit 100% të votave tregojnë se “Lëvizja Evropa Tani” – PES,  ka marrë 26% të votave ose 24 mandate.

13:59
Burri mbytet gjatë muajit të mjaltit në Hawaii, hajdutët vjedhin sendet e çiftit të sapomartuar në plazh

Një burrë i porsamartuar nga Kalifornia u mbyt gjatë muajit të mjaltit i cili ndodhej me gruan e tij në Hawaii.

13:58
Në grevë për tre javë, mësimdhënësit rumunë të gatshëm ta ndërpresin me një kusht

Mësimdhënësit rumunë kanë bërë të ditur se do t’i japin fund grevës së tyre tre-javore për pagat, nëse qeveria përfshin mësues të rinj në legjislacionin e urgjencës për të rritur pagat.

13:58
Shqetësim Global/ “Facebook” përballet me akuza të reja për diskriminimin gjinor në reklamat e punës

Platforma sociale Meta, po përballet me katër ankesa të reja nga grupet e të drejtave të njeriut në Evropë, ku pretendohet se algoritmi që përdor për të synuar përdoruesit me reklamat e punës së kompanive është diskriminues, vite pasi kompania u zotua për herë të parë të godasë këtë çështje në rajone të tjera.

13:48
Lista me superyjet që Berlusconi i solli te Milani gjatë udhëheqjes së tij

Gjatë periudhës së tij 31-vjeçare në krye të Milanit, Silvio Berlusconi ka sjellë numër të madh lojtarësh të klasit botëror, shumë prej të cilëve kanë qenë më meritorët për një prej periudhave më të suksesshme në historinë e Milanit.

13:38
Tiranë/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, bie në pranga 34-vjeçari pasi iu gjet kokainë në makinë

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga policia në Tiranë

13:33
Serbia goditet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Serbinë. Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, epiqendra ishte në afërsi të Paraqinit dhe tërmeti ishte me magnitudë mbi 4 gradë të shkallës Rihter. Po sipas tyre, Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane bëri të ditur se magnituda e tërmetit ishte 4.6 gradë, dhe se epiqendra ishte në zonën […]

13:20
Vllaznia e mbyll me një titullar, largohet mbrojtësi shkodran

Vllaznia ka nisur punën për sezonin e ri, teksa pas emërimin e trajnerit Migen Memellit po punohet për ekipin e sezonit të ri. SuperSport mëson se Dajan Shehi do të largohet si një lojtar i lirë, pas vetëm një sezoni në Shkodër.

13:16
SHBA rikthehet pas 10 vjetësh në UNESCO: Do paguajmë dhe detyrimet e prapambetura

Pas largimit më shumë se 10 vjeçar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të rikthehen në UNESCO, e të paguajnë madje edhe më shumë se 600 milionë dollarë detyrime të prapambetura.

13:10
Keni probleme muskuloskeletore? Shëndeti i dobët i zemrës mund të jetë një arsye

Problemet muskuloskeletore janë ato që prekin kockat, muskujt dhe indet e tjera lidhëse.

13:09
Nga Monza dhe Milan te Ancelotti, reagimet për ndarjen nga jeta të Berlusconit

Ish-presidenti legjendar i Milanit dhe së fundmi President i Monzas, Silvio Berlusconi u nda nga jeta, këtë të hënë, në moshën 86-vjeçare.

12:47
Emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar: S’ka dëshmi për shqiptarët në rrezik dhe që kanë nevojë për azil

Shifrat e publikuara ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office tregojnë se nga një total prej 160,000  aplikimesh për azil, 15% e tyre ose 24,747 i përkasin shqiptarëve.

12:42
​Osmani: NATO i dha vulën çlirimit të vendit tonë

Në shënim të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, krerët e shtetit vendosen kurora lulesh te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.

12:35
Arrestohen 5 shtetas të huaj në Dhërmi, u shpërndanin pushuesve droga të forta

Pesë shtetas të huaj janë arrestuar në Dhërmi pasi transportonin droga të forta pushuesve.

12:33
E ëma ka një këshillë për Rita Orën dhe ia thotë shqip: Të duhet një pite…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar së fundmi disa foto nga një performancë në Sydney, ku shihet e veshur me një fustan të kuq transparent.

12:24
Batutat ikonike të “Kavalierit”, nga “jo”-ja për Maradonën, te autobusi me prostituta për Monza-n

Nuk kishte të dytë sa i përket pasionit për futbollin, ku ka lënë një trashëgimi që do të mbetet e përjetshme.

12:24
Shkodër/ U kapën duke transportuar dru për zjarr pa leje, nën hetim dy persona 

Në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për vigjilencë të shtuar dhe për angazhim në terren, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve ndaj mjedisit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat kanë evidentuar dhe goditur 2 […]

12:20
​Partia joparlamentare “Lëvizja Evropa Tanidel” më e votuara në Mal të Zi

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Mal të Zi, më së shumti vota ka marrë Lëvizja Evropa Tani, e ndjekur nga aleanca “Së bashku” dhe koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”.

12:16
Ndodhet në Turqi me pushime, Olta Gixhari “çmend” fansat me fotot e saj

Ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari ndodhet me pushime në Turqi së bashku me familjen e saj. Ajo

12:15
Silvio Berlusconi, epoka e Presidentit që gdhendi Milan në katakombet e historisë së futbollit

Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, katër ditë pas shtrimit në spitalin San Raffaele në Milano.

12:14
Dhunoi nënën e tij, arrestohet 43-vjeçari në Pojan të Fierit

Një 43-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi nënën e tij.

12:04
Thirrje për liri/ Trashëgimia e 17 qershorit 1953

70 vjet pas kryengritjes popullore në RDGJ, Ukraina po lufton për pavarësinë e saj.

11:49
Gjermani, burokracia “mbyt” punëtorët: Procedura të gjata, vështirësohet mbërritja

Edhe pse Gjermania është përpjekur prej kohësh të tërheqë fuqi punëtore nga shumë vende të botës, kur vjen fjala tek vizat, burkoracia dhe formalitetet e udhëtimit e vështirësojnë shumë procesin.

11:43
Serbët sërish në protesta, Escobar: Kurti i vështirë por është partneri ynë

Grupe serbësh janë mbledhur sërish këtë mëngjes përpara ndërtesave të komunave në Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok, për të protestuar kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

11:41
“Lajm i trishtë!”/ Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta e Silvio Berlusconit: U prehtë në paqe!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e ka pritur me trishtim ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

11:32
SPAK: 84 vite burg për inceneratorët! Pretenca për dosjen e Fierit. Sërish burg për Kokën dhe Bllakon

SPAK kërkoi 84 vite burgim në total për 15 të dyshuarit e inceneratori të Fierit, për të cilët nëse gjenden fajtore do të aplikohet zbritja e 1 të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

11:30
Momenti kur Berlusconi shpërthen në lot për emigrantët shqiptarë që vdiqën në Kanalin e Otrantos

Ish-kryeministri Berlusconi, në një video të publikuar shihet i përlotur për tragjedinë në Kanalin e Otrantos, që ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si përmbytja e Katerit të Radës.

11:16
Martesat në Kinë bien në nivelin më të ulët në tre dekada, shqetësim kriza e popullsisë

Kina regjistroi vitin e kaluar numrin e saj më të ulët të martesave që kur të dhënat publike u bënë të disponueshme, duke çuar më tej një rënie gati dhjetëvjeçare të martesave që ka përkuar me rënien e nivelit të lindjeve dhe ka shkaktuar shqetësimin e qeverisë për një krizë demografike.

11:15
Sulmet kibernetike/ Presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Sh.T. Zoti Bajram BEGAJ ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:13
Karriera në politikë dhe skandalet/ Kush ishte Silvio Berlusconi

I njohur si kontraktor ndërtimi, manjat televiziv, president i Milanit dhe më pas i Monzas, themelues i një partie të quajtur Forza Italia, tre herë kryeministër, i pandehur në gjyqe të bujshme, Silvio Berlusconi ndërroi jetë sot në orën 9:30 të mëgjesit në moshën 86-vjeçare.

11:06
Vijon skandali mjedisor në Qerret, plehrat digjen nëpër rrugë! Banorët: Po ikin turistët

Plehrat në zonën e Qerretit në Kavajë, vijojnë të mbeten problematike për banorët e zonës.

10:52
Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Sivio Berlusconit: Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka përcjellë një mesazh ngushëllimi popullit italian për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

10:49
Rafael Nadal, jashtë “top-100” pas 20 vitesh

Në ditën kur tenisti serb, Novak Djokovic, triumfoi në Roland Garros (mposhti në finale norvegjezin Ruud), duke u rikthyer numri 1 në renditjen botërore për meshkuj, Rafael Nadal, rivali i tij i madh, ka rënë nga “top-100”, më konkretisht në vendin e 136-të.

10:46
Kosova feston Ditën e Çlirimit, Begaj: Nderim heronjve të UÇK-së dhe mirënjohje partnerëve strategjikë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës, në një postim në Facebook.

10:37
Vdes Silvio Berluskoni në moshën 86 vjeçare/ Drejtoi 4 qeveri, shuhet manjati “i skandaleve”

Edhe pse u mendua se e kishte marrë veten nga shtrimi i fundit, Silvio Berlusconi u rikthye në spitalin San Raffaele të Milanos, këtë herë, për të mos dalë më i gjallë prej andej.

10:33
Po udhëtonte nga Stambolli në New York, djali 11 vjeç vdes pasi humbi ndjenjat në avion

Një djalë 11-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi ndjenjat gjatë një fluturimi nga Stambolli në New York.

10:33
Duke luajtur në oborrin e shtëpisë me familjen, fqinji qëllon për vdekje 11-vjeçaren britanike në Francë

Një vajzë 11-vjeçare nga një familje britanike është qëlluar për vdekje teksa po luante në kopshtin e saj në Francë, pas një mosmarrëveshjeje të raportuar mes fqinjëve.

10:31
24 vjetori i çlirimit të Kosovës! Liderët e shtetit homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

Liderët e shtetit të Kosovës kanë zhvilluar homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçit, në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

10:27
Nis inspektimi i plazheve në Velipojë, autoritetet kontrollojnë zonat publike e private

Me nisjen e sezonit turistik, ka nisur edhe inspektimi i hapësirave private nëpër plazhe dhe lejet përkatëse,

10:26
Lajçak, “llogari” për vizitën në Kosovë: Tensionet janë ende të larta

Teksa i duhet të raportojë ne Bruksel mbi vizitën në Prishtinë e Beograd, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun shprehet se “tensionet janë ende të larta” mes dy vendeve.

10:20
E përdorur për ftohjen e reaktorëve! Shpërthimi i digës shqetëson mbikëqyrësin bërthamor për nivelet e ujit në Zaporizhija

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e OKB-së tha se kishte “një mospërputhje të konsiderueshme” në të dhënat e nivelit të ujit në digën e shpërthyer Kakhovka të përdorur për ftohjen e reaktorëve të uzinës Zaporizhzhia.

10:17
Çfarë ndodh brenda trupit të një gruaje kur pi shumë alkool?

Në një raport të fundit, Federata Botërore e Obezitetit ka paralajmëruar se më shumë se gjysma e popullsisë së botës pritet të jetë mbipeshë deri në vitin 2035, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të frenuar epideminë në rritje të peshës së tepërt.

10:10
Vetëvaret i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje, 86-vjeçari Njazi Ceka

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është vetëvarur në Qendrën Spitalore të Burgjeve rreth orës 05:20, të ditës së sotme.

09:55
Aksident në Lezhë, makina përmbyset në parcelë! Lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i “Pirajve”.

09:54
E konsideroi idhull, Pep Guardiola merr një urim special nga aktorja hollivudiane

Aktorja me famë botërore, Julia Roberts, ka uruar trajnerin spanjoll, Pep Guardiola, dhe Manchester City-n për fitoren në finalen e Champions League ndaj Interit.

09:47
4 fëmijët mbijetuan 40 ditë në mes të xhunglës pas rrëzimit të avionit, mamaja e plagosur u tha të largoheshin

Nëna e katër fëmijëve të shpëtuar pas 40 ditësh në xhunglën e Amazonës ishte gjallë për katër ditë pasi avioni i tyre u rrëzua.

09:46
Fshehën mbi 25 mijë paund në makinë, për mosdeklarimin e tyre në kufi, procedohet çifti i bashkëshortëve

Një çift bashkëshortësh është proceduar penalisht pasi fshehën në automjetin e tyre “Audi Q7” mbi 25 mjië paund me qëllim mosdeklarimin e tyre në kufi.

09:44
13 mijë njerëz të evakuuar pas shpërthimit të vullkanit Mayon në Filipine

Rreth 13,000 njerëz janë evakuuar në veri-lindje të Filipineve pasi vullkani më i famshëm i vendit, Mayon, po lëshonte llavë.

09:38
“Ne do të jemi shtylla kryesore e qeverisë”, Abazoviç: Kushdo që është për një Mal të Zi evropian është i mirëpritur

Mali i Zi ka zhvilluar këtë të dielë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një votim tepër i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të anëtarit të vogël të NATO-s në Ballkan, që prej kohësh vuan paqëndrueshmërinë politike.

09:35
Kosova feston sot Çlirimin/ Rama: Pa aleatët s’do kishte Republikë, dita për ta nxjerrë nga grindja absurde me aleatët

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Tëitter në lidhje me 24 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

09:30
Eduart Grishaj tregon ditën më të trishtuar të fëmijërisë së tij: Ndjej akoma ankth kur e shikoj…

Regjisori i njohur Eduart Grishaj, i ftuar tek “E Diell”, ndër të tjera ka folur edhe për fëmijërinë e tij që e ka kaluar në Bajzë të Shkodrës.

09:20
Kim Jong Un zotohet “t’ia mbajë dorën” Putinit për bashkëpunim strategjik

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është zotuar se do “t’ia mbajë dorën” presidentit rus Vladimir Putin dhe do të forcojë bashkëpunimin strategjik për qëllimin e tyre të përbashkët për ndërtimin e një vendi të fuqishëm, raportoi të hënën media shtetërore KCNA.

09:18
Humb jetën pushuesja nga Kosova në Shëngjin

Një pushuese nga Kosova ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

09:14
I dhuroi një trofe Fenerbahces pas shtatë vitesh, e duan në stolin e Brazilit

Jorge Jesus e mbylli përvojën e tij te Fenerbahçe duke fituar Kupën e Turqisë (mposhti këtë të diel 2-0 në finale Basaksehirin).

09:14
Kosova sot feston Ditën e Çlirimit, aktivitetet që pritet të zhvillohen

Kosova feston sot Ditën e Çlirimit.

09:13
Pse Rusia ‘mund të luftojë’ për të mbrojtur Kherson, pavarësisht nga shembja e digës

Nëse përmbytja e digës nuk e ndalon Ukrainën të sulmojë Kherson, Rusia “mund të luftojë” për ta mbrojtur atë, thanë ekspertët ushtarakë.

09:11
Hodhi nga makina pistoletën kur pa policinë, vihet në pranga 21-vjeçari në Pogradec

Një 21-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi hodhi nga makina një armë zjarri pistoletë që mbante në brez, kur pa policinë.

09:01
32 vjet nga themelimi i PS-së, Rama: Forca e vetme politike që s’ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar!

Partia Socialiste shënon sot 32 vjetorin e themelimit.

08:54
Përlotet Eduart Grishaj/ Tregon historinë prekëse të prindërve, motrës dhe vëllait

Eduart Grishaj ka qenë i ftuar tek “E Diell” i cili si rrallë herë ka folur për familjen e tij. Regjisori ka folur për babain, nënën, motrën dhe vëllaun e tij.

08:48
Fryrje e trupit nga kripa e tepërt? Zbuloni mënyrën natyrale si ta largoni nga organizmi

Ditët kur zgjoheni të rënduar dhe me sy të fryrë, me siguri që ju kanë ndodhur të paktën një herë në jetë.

08:47
Gjykata Ndërkombëtare Penale heton shembjen e digës në Kherson

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka filluar një hetim për shembjen e digës.

08:39
Kujdesi që ju duhet/ Dhimbja pa shkak e muskujve, sëmundja që shkakton edhe depresion

Keni ndjerë ndonjëherë dhimbje pa shkak të muskujve që ju shpërndahet në gjithë trupin?

08:27
Aksident i rëndë në Lushnjë/ Mjeti përplaset me motorin, humb jetën 28 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ngurrëz të Lushnjes, duke i marrë jetën një personi.

08:23
Mali i Zi/ Partia e re “Europa tani” kryeson pas zgjedhjeve

Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi të dielën, forca e re politike “Europa tani” kryeson në rezultatet e votimeve.

08:18
Aguero tregon bisedën me Messin: Më tha se do të çojë Inter Miamin…

Kun Aguero, ish-shoku i skuadrës së Lionel Messit në fushë, tashmë i pensionuar, zbuloi një bisedë kurioze që ka pasur me “Pleshtin”kur u njoftua se ai do të vazhdonte karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht tek Inter Miami.

08:16
BE planifikon procedura më të shpejta për azilkërkuesit

Azilkërkuesit që nuk kanë asnjë shans në të ardhmen do të identifikohen në kufijtë e jashtëm dhe do të riatdhesohen shpejt.

08:07
Dhjetë persona humbin jetën nga përplasja e autobusit në Australi

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte mysafirë të një dasme humbi kontrollin në një rrethrrotullim në shtetin Australian të Uellsit të Ri Jugor, njoftoi policia të hënën në mëngjes.

08:05
Si do jetë moti për sot dhe në ditët vazhdim? Në këto zona reshjet e shiut do jenë më të dendura

Edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

E diel, 11 Qershor 2023
22:56
Kundërofensiva e Ukrainës/ Kievi çliron tre fshatra në rajonin e Donetskut

Ukraina thotë se ka çliruar tre fshatra në juglindje të vendit në fitoret e para të kundërsulmimit të saj të shumëpritur.

22:37
A mundet ta zgjidhë Inteligjenca Artificiale krizën e fentanilin?

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po shqyrton mënyrat se si mund ta përdorë inteligjencën artificiale për zbulimin e fentanilit duke parandaluar hyrjen e tij në vend.

22:25
Për një dietë të shëndetshme dhe me mjaft vlera ushqyese, dardha është fruti që ju duhet

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin tuaj.

22:11
“Ylli” i Bayernit ishte shumë pranë Barcelonës: S’më deshi Bartomeu, sepse…

Alphonso Davies, aktualisht pjesë e Bayenrit në Bundesligë, shpjegoi se ai mund të kishte shkuar te Barcelona në vitin 2019, kur ishte ende në Vancouver Whitecaps, por Josep Maria Bartomeu, president i “blaugranave” në atë kohë, e hodhi poshtë këtë hipotezë.

22:03
Gjashtë shqiptarë në Parlamentin e ri të Malit të Zi, “Forumi Shqiptar” siguron dy mandate

Si asnjëherë më parë, 6 deputetë shqiptarë do të jenë në parlamentin e ri të Malit të Zi, nga 81 në total.

21:50
Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon mbështetje të vendosur nga SHBA për Kosovën

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Uashingtonit që të mbështesë pa rezerva Kosovën, duke thënë se ajo po zbaton rregullat e shtetit ligjor kundër ndërhyrjes së Serbisë në çështjet e brendshme të saj.

21:49
U gjetën të gjallë pas 40 ditësh në mes të xhunglës, ja me çfarë mbijetuan katër fëmijët

4 fëmijët e e gjetur të gjallë në xhunglën e Amazonës më shumë se një muaj pasi avioni i tyre u rrëzua, mbijetuan duke ngrënë “cassava flour” (miell kasava), sipas një zyrtari të forcave speciale ushtarake kolumbiane.

21:35
Fitorja e parë e ofensivës, Ukraina njofton rimarrjen e fshatit në rajonin e Doneskut

Kundërofensiva e ushtrisë ukrainase tashmë ka nisur. Burime të ushtrisë ukrainase thonë se kanë mundur të marrin edhe fitoren e parë të kësaj ofensive.

21:32
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Dalin rezultatet e para, ja kush kryeson

Qendra e monitorimit shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot në Mal të Zi, ku  votuan 56.4 për qind e malazezëve.

21:26
Një e treta e të rinjve në Gjermani mendojnë se dhuna ndaj grave është e pranueshme, zbulon studimi

Një e treta e të rinjve në Gjermani e konsiderojnë të pranueshme përdorimin e dhunës ndaj grave , sipas një sondazhi të ri që ka shkaktuar zemërim tek aktivistët e barazisë gjinore.

21:18
Ndotje alarmante në Drin, mbetjet mbulojnë lumin

Ndotje alarmante paraqitet në lumin Drin në qytetin e Lezhës.

21:00
Irani: Perëndimi nuk mund të na ndalojë të ndërtojmë armë bërthamore, por një marrëveshje është e mundur

Perëndimi nuk mund ta ndalojë Iranin të ndërtojë armë bërthamore, ka thënë lideri suprem i vendit.

20:47
Mesazhi i “motorit” zikaltër: Humbje që na stimulon për diçka të madhe

Tek Interi ka shumë keqardhje dhe idhërim për epilogun e finales së Championsit, e interpretuar në mënyrë të shkëlqyer nga zikaltrit, por e fituar nga Manchester City.

20:35
56.4 % e malazezëve votuan në zgjedhjet parlamentare/ Nis numërimi i votave

56.4 për qind e malazezëve votuan këtë të diel në zgjedhjet parlamentare, sipas shifrave paraprake.

20:22
Kina vë në shënjestër Spanjën/ Në përpjekje për të “pushtuar” tregun evropian të automjeteve elektrike

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se kompanitë kineze të prodhimit të makinave po shfaqen si një forcë e madhe në tregun botëror të makinave elektrike.

20:11
Mjeshtërit e gurit dhe drurit/ Në Gramsh, tradita trashëgohet

Prej 40 vitesh, Abedin Ballolli gdhend gurin dhe drurin.

20:09
Rikthim në Kosovë/ Studentët e mjekësisë që duan të kthehen në atdhe

Prej dy muajsh, Albion Thaqi i është bashkuar Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

19:55
Rrëshqitja e dheut pas shiut në Gramsh, bllokohet një fshat

Rruga që të çon në fshatin Rovje në Gramsh është bllokuar pas rrëshqitjes së dherave.

19:45
Konflikti në PD-në e vulës/ Tregimi i deputetit Saimir Korreshi për debatin me njerëzit e Bashës

“Është njësoj si të të zënë pritë në shtëpinë tënde”…

19:42
Konfliktet për qiratë e shtëpive/ Qiramarrësja paditi pronarin për të mos dalë nga shtëpia

Gjykata e Apelit urdhëroi lirimin e menjëhershëm të një 24-vjeçari i denoncuar nga një grua e divorcuar se e kishte dhunuar për shkak të lidhjes intime midis tyre.

19:40
Borxhet e bashkive/ Ndryshojnë rregullat, fondet e pashfrytëzuara do shkojnë për detyrimet

Qeveria ka vendosur disa detyrime të reja për bashkitë. Ndryshimet ligjore që u miratuan në seancën e fundit parlamentare sjellin një formulë të re për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

19:34
Fermerët kërkojnë punëtorë/ Prodhuesit e luleshtrydheve ankohen edhe për çmimet e shumicës

Nesti Troka, 8 vite më parë nisi të kultivojë 5 dynym me luleshtrydhe, ndërsa sot e ka trefishuar sipërfaqen e të mbjellave.

19:32
Shtrenjtohen prodhimet shqiptare/ Lëkundja në treg, çmimet nga importi nisën të ulen

Çmimet janë ngadalësuar ndjeshëm për bizneset importuese. INSTAT bën me dije se indikatori i çmimeve të importit në tremujorin e parë të 2023-it është rritur me 10.7% nga e njëjta periudhë një vit më parë, por vetëm 0.6% në krahasim me tremujorin paraardhës.

19:14
Novak Gjokoviç fiton titullin rekord në tenis, mposht Casper Ruud në finalen e French Open

Novak Gjokovic tregoi edhe një herë madhështinë e tij duke fituar titullin rekord të 23-të të Grand Slam për meshkuj me fitoren ndaj Casper Ruud të Norvegjisë në finalen e French Open.

19:00
Sezon historik, shifrat dhe rekordet e veçanta të Manchester City

Numri 3 është numri magjik për Manchester City!

18:51
Shembet një pjesë e autostradës në Filadelfia, zjarr e tym në rrugë

Një pjesë e autostradës I-95 në drejtim të veriut në Filadelfia është shembur pasi një kamion cisternë mori flakë poshtë autostradës, thanë zyrtarët e Filadelfias.

18:45
Nuk ndalet Nusreti/ Pas skandalit në Katar 2022, shfaqet në finalen e Champions League

Kuzhinieri Salt Bae edhe një herë e bëri të dukshme praninë e tij në një ngjarje të madhe publike kur mori pjesë në fitoren 1-0 të Manchester City-t në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

18:35
Aksident në xhirimet e “Gladiatorit”, plagosen disa anëtarë të stafit

Një aksident në xhirimet e filmit tjetër ” Gladiator ” – vazhdimi i fituesit të Oskarit për filmin më të mirë nga viti 2000 – plagosi shumë nga stafi të përfshirë në prodhim.