E përdorur për ftohjen e reaktorëve! Shpërthimi i digës shqetëson mbikëqyrësin bërthamor për nivelet e ujit në Zaporizhija

12/06/2023 10:20

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e OKB-së tha se kishte “një mospërputhje të konsiderueshme” në të dhënat e nivelit të ujit në digën e shpërthyer Kakhovka të përdorur për ftohjen e reaktorëve të uzinës Zaporizhzhia.

Drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi tha se ai ka nevojë për më shumë akses në termocentral sepse matjet e dhëna nga hyrja e uzinës mund të jenë deri në dy metra më të larta se në rezervuar.

Kur niveli i ujit është nën 12.7 m, pompat nuk mund të marrin ujin nga rezervuari dhe ta transportojnë atë në central.

IAEA njoftoi sot se “është e mundur që kjo mospërputhje në nivelet e matura të shkaktohet nga një njësi e izoluar uji, e ndarë nga trupi më i madh i rezervuarit“- tha zoti Grossi.

“Por ne do të mund ta dimë vetëm kur të fitojmë akses në termocentralin”.

Një pellg i veçantë ftohës afër rezervuarit mund të shërbejë si rezervë për uzinën për disa muaj.

Javën e kaluar Ukrhydroenergo, operatori i rezervuarit, tha për Interfax se niveli i ujit ishte zhytur nën 12.7 metra që përbën edhe nivelin e alarmit, ndërsa operatori i centralit bërthamor, Ukrenergo, tha se nivelet e ujit ishin të kënaqshme për centralin kur u morën përllogaritjet e pellgut ftohës.

Top Channel