Eduart Grishaj tregon ditën më të trishtuar të fëmijërisë së tij: Ndjej akoma ankth kur e shikoj…

12/06/2023 09:30

Regjisori i njohur Eduart Grishaj, i ftuar tek “E Diell”, ndër të tjera ka folur edhe për fëmijërinë e tij që e ka kaluar në Bajzë të Shkodrës.

Ai ka treguar se kur ishte i vogël luante futboll dhe ndau me publikun momentin më të trishtuar që ka kaluar, kur luante një ndeshje me Malin e Zi.

“Që në moshën 6-vjeçare kam qenë në futboll, kam qenë kapiten skuadre. Kjo foto më jep ankth akoma kur e shikoj. Këtu kam ndjerë trishtimin më të madh. Këtu luanim futboll dhe luanim me Malin e Zi, kishim ndeshje ndërkombëtare dhe vjen gjithë fshati për ta parë. Unë isha kapiten skuadre tek kjo ndeshja dhe dalim barazim. Erdhi koha e 11 metërshave për të ndarë se kush fiton kupën. Mua më thotë trajneri që ti Edi do të gjuash penalltinë e fundit sepse lojtarët e rëndësishëm si sot, gjuanin penalltinë e fundit. Marr topin e puth, bëj kryq dhe e vej në tokë dhe goditi shtyllën e majtë. Portieri nuk lëvizi fare, unë kudo që ta kisha gjuajtur, mjafton brenda kuadrit dhe unë e kisha bërë gol, por ra në shtyllë dhe këtu humbin ne. Ajo ishte dita më e trishtuar që kam kaluar kur isha fëmijë. Kishin ardhur të gjithë njerëzit për ta parë, ishte ndeshje ndërkombëtare”, rrëfen Eduart Grishaj.

Top Channel