Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ngurrëz të Lushnjes, duke i marrë jetën një personi.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues një 28 vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Sh. M..

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel